Tė mos lejohet qė Ferizaj tė shndėrrohet nė deponi ilegale tė mbeturinave

13-02-2010

INPO sot, organizoi debatin me temė “Funksionimi I ndėrmarrjes “Pastėrtia” – Roli I komunės sė Ferizajt”, me prezencė tė menaxherit tė ndėrmarrjes, Bordit Mbikėqyrės tė ndėrmarrjes, tė inspektoratit komunal, partive politike, OJQ-ve dhe mediave. Ky debat u realizua me qėllim tė diskutimit pėr sfidat dhe pengesat me tė cilat pėrballet kjo ndėrmarrje, rolin qė komuna duhet tė ketė, dhe gjetjen e alternativave tė tjera pėr tė ofruar shėrbime mė kualitative pėr qytetarėt.

Gazmend Bytyci, Drejtor menaxhues i ndėrmarrjes “Pastėrtia” tha qė nė kėtė ndėrmarrje ka pasur njė menaxhim shumė tė dobėt, duke u bėrė punėsime tė stafit nė baza politike dhe tė nepotizmit. Drejtori Bytyci po ashtu tha qė deri mė tani ka pasur angazhim tė dobėt nga ana e komunave pronare tė ndėrmarrjes pėrkatėsisht komunės sė Ferizajt, Shtimes dhe Kaēanikut tė cilat ndajnė nė mes vete pėrqindjet e aksioneve.

Kenan Gashi nga OJQ IRP, tha qė komuna nė bashkėpunim me institucionet e tjera relevante siē ėshtė Policia e Kosovės duhet tė punojnė nė funksionalizimin nė praktikė tė rregullores komunale pėr pastėrtinė, duke vendosur kėshtu forma tė gjobitjes pėr qytetarėt e papėrgjegjshėm.

Ismet Ajvazi, inspektor komunal i Ferizajt, tha qė megjithė nivelin jo tė mirė tė pastėrtisė vėrehet njė pėrmirėsim i nivelit, nė krahasim me vitet e kaluara. Ai tha qė komuna e kryen obligimin e vet vetėm duke dhėnė fletėparaqitje pėr individė apo kompani tė ndryshme dhe duke i proceduar ato nė gjykatė por nuk ka kompetenca ligjore pėr tė shqiptuar dėnime mandatorė.

Besim Idrizi, ambientalist, tha qė komuna duhet tė krijoj njė deponi tė veten ku do t’i hedh mbeturinat. Po ashtu duhet tė punohet nė gjetjen e fondeve pėr njė investim kapital nė reciklimin e mbeturinave.

Nga tė gjithė tė pranishmit u tha qė duhet tė punohet mė shumė nga tė gjitha institucionet por edhe nga shoqėria civile nė vetėdijesimin e qytetarėve pėr rėndėsinė e pasjes sė njė ambienti sa mė tė pastėr dhe nė pėrgjegjėsinė e tyre qytetare nė ruajtjen e pastėrtisė.

                                                            

Konkluzionet dhe rekomandimet e dala nga debati:

  1. Krijimi i sektorit tė inspektoratit pėr mjedisin;
  2. Tė ndėrpriten praktikat e politizimit tė ndėrmarrjes;
  3. Shtimi i kapaciteteve njerėzore nė drejtorinė e Inspekcionit;
  4. Krijimi i deponisė pėr hedhjen e mbeturinave dhe reciklimi i tyre nė pėrputhje me standardet e BE-sė
  5. Raportimi nė Kuvendin Komunal nga anėtarėt e Bordit Mbikėqyrės pėr Planet Operative dhe Pasqyrat Financiare tė ndėrmarrjes;
  6. Fushata sensibilizuese nga institucionet qeveritare, shoqėria civile dhe vet ndėrmarrja pėr rregulloren komunale mbi pastėrtinė
  7. Mbikėqyrja mė e madhe e komunės ndaj Bordit dhe Menaxhmentit tė ndėrmarrjes
  8. Grantet  qeveritare qė i epen ndėrmarrjes, tė prezantohen projektet dhe mėnyra e shfrytėzimit tė tyre nė Kuvendin Komunal;
  9. Kuvendi Komunal tė merret edhe me menaxhimin e mbeturinave mė specifike si: mbeturinat industriale me pasoja tė rėnda pėr shėndetin dhe ambientin, mbeturinat spitalore qė pėr momentin nuk janė nė pėrgjegjėsi tė ndėrmarrjes;


« Kthehu

Publikimet

ProD