Programi i Qeverisė lokale tė Ferizajt, dokument jo-serioz!

15-02-2010

Organizata INPO, sot i ka dėrguar njė letėr Kryetarit tė Komunės z.Bajrush Xhemaili, me vėrejte nė lidhje me planin qeverisės katėr vjeēar tė Komunės sė Ferizajt, tė paraqitur nė seancėn e fundit tė Asamblesė Komunale.

Ndėr tė tjera nė letėr thuhet <<< I nderuari z. Xhemaili, me respektin mė tė madh pėr ju dhe institucionin qė ju pėrfaqėsoni, pėrmes kėsaj shkrese dėshirojmė tė adresojmė disa vėrejtje tona nė lidhje me Programin e Qeverisė Lokale pėr katėr vitet e ardhshme, tė paraqitur nga ana juaj nė seancėn e fundit tė Asamblesė Komunale tė Ferizajt.

 

Nė radhė tė parė, programi nuk respekton njė format tė caktuar, gjė qė nuk krijon pėrshtypjen e njė dokumenti serioz programor dhe strategjik tė pėrcaktimit tė politikave tė qeverisė lokale pėr katėr vite tė qeverisjes. Mė tutje, programi ka mungesė metodologjie nė kuptimin qė nuk pėrcaktohen qartė objektivat, formėn e arritjes sė tyre, respektivisht veprimet konkrete nė drejtim tė pėrmbushjes sė tij. Gjithashtu planit i mungon planifikimi kohor, nė kėtė aspekt, duhet tė vendosen qartazi parametrat qė duhen pėrmbushur ēdo vit.

 

Programi duhet tė jetė mė i strukturuar nė kuptimin e asaj se nuk ka vizion dhe qėllim mirė tė definuar. Gjithashtu Programi i paraqitur nuk pėrcakton nėse objektivat janė nė pėrputhshmėri me planifikimet dhe mundėsitė buxhetore, me qėllim tė projektimit tė aktiviteteve reale kur ekzistojnė predispozitat pėr t’i pėrmbushur ato duke u bazuar nė kapacitetet njerėzore, profesionale e veēanėrisht ato financiare.

 

Institucionet qeveritare, duhet tė kenė vizion dhe objektiva tė pėrcaktuara qartė, si dhe tė planifikojnė veprimet qė do tė ndėrmerren ēdo vit pėr tė realizuar kėto objektiva dhe kėtė program nė fushat pėrkatėse.

 

INPO ofron ndihmėn dhe pėrvojėn e vetė, nė mėnyrėn e hartimit tė njė plani gjithėpėrfshirės, profesional dhe adekuat, tė qeverisė lokale. Me kėtė rast ne propozojmė realizimin e njė serie punėtorish pėr secilėn drejtori veē e veē, nė tė cilat do tė merrnin pjesė pėrfaqėsues institucionesh tė ndryshme dhe ekspertė tė lėmive tė caktuara.

INPO ėshtė e gatshme tė bėj organizimin teknik tė kėtyre punėtorive duke pėrfshirė ftesat dhe komunikimin me ekspertė tė ndryshėm pėr pjesėmarrje nė kėto sesione>>>.

« Kthehu

Publikimet

ProD