Untitled Document

Historiku

INPO është themeluar në vitin 2005 duke implementuar aktivitete që kanë ndihmuar integrimin e qytetarëve në proceset sociale dhe vendimmarrëse. Pas tri vite punë efektive, duke e parë të rëndësishme profilizimin e INPO-s, kemi përcaktuar fushën e politikave publike, si qëllimin bazë të punës së organizatës.

Edhe pse në INPO, në fillim të aktivitetit të saj, shumica e stafit kanë qenë pa përvojë të mjaftueshme në menaxhim dhe fushën e politikave publike, kemi arritur të dëshmojmë përkushtim dhe seriozitet në punën tonë. Në mbështetje të konsultimeve dhe disiplinës në punë; përmes performansave artistike protestuese, debatit, fushatave të avokimit, kemi arritur të ndryshojmë strategjitë dhe rregulloret jo-funksionale të institucioneve qeveritare lokale. Më tutje, ne kemi fituar respektin dhe besimin e qytetarëve duke ndërmjetësuar dhe lehtësuar në zgjidhjen e problemeve ose konflikteve administrative me qeverinë lokale.

Përgjatë tri viteve të punës intensive ne kemi ndërtuar raport të shkëlqyeshëm me mediat si dhe partneritet me organizata të ndryshme, duke qenë anëtar të disa rrjeteve të rëndësishme në Kosovë. Ne, synojmë që në të ardhmen të jemi edhe pjesë e rrjeteve rajonale si dhe të vazhdojmë raportet e mira me partnerët aktual.

Avokimi dhe fushatat sensibilizuese në fushën e politikave publike, përbëjnë aspektin më të suksesshëm të punës së organizatës për tri vitet e fundit. Ne synojmë të jemi një partner konstruktiv në të gjitha proceset në kuadër të fushës sonë të veprimtarisë.

Në kuadër të organizatës funksionojnë tri programe kryesore; Programi për fuqizimin e Transparencës dhe Llogaridhënies, Programi për Avokim si dhe Programi për Integrime Evropiane.

Organizata udhëhiqet nga Bordi i Drejtorëve, i cili ka 5 anëtarë dhe takohet në baza të rregullta javore. Gjithashtu organizata ka edhe Bordin Konsultativ, i cili përbëhet nga personalitete të respektuara dhe aktiv në jetën publike.

Publikimet

ProD