Untitled Document

Aktivitetet 2007

Rrugėt e Ferizaj ende pa ‘’emra zyrtarė’’
INPO pėrmes njė reagimi tė adresuar te Kryetari i Kuvendit Komunal kėrkoi qė sa mė shpejt tė bėhet vendosja e pllakateve ose shenjave qė zyrtarizojnė emrin e njė rrugice, rruge ose sheshi sepse ky proces ėshtė i njė rėndėsie tė veēantė duke pasur parasysh qė qytetarėt ferizajas ende, nė fakt nuk e dinė emrin e rrugės nė tė cilėn jetojnė.
INPO reagon ndaj rasteve tė konfliktit tė interesit nė Kuvendin Komunal tė Ferizaj
INPO pėrmes njė shkrese tė dėrguar nė adresė tė Kuvendit Komunal tė Ferizajt reagoi ndaj emėrimit tė Znj. Synavere Rysha nė pozitėn e Auditorit tė Brendshėm qė sipas ligjeve dhe rregulloreve nė fuqi nuk ėshtė vendim i drejtė pasi qė znj.Rysha ėshtė kėshilltare e Asamblesė Komunale tė Ferizajt dhe ky emėrim paraqet shumė shkelje tė ligjeve nė fuqi nė territorin e Kosovės. Me kėtė rast u kėrkua qė zyrtarėt komunal tė jenė mė vigjilent dhe t’i mėnjanojnė rastet e konfliktit tė interesit nė kėtė institucion.

Fushata ‘’Ngritja e Sigurisė nė Rrugė’’
Gjatė njė aksioni qė ka zgjatur prej datės 17 deri mė 20 Janar aktivistėt e INPO-sė nė bashkėpunim me Njėsitin pėr Trafikun Rrugor tė SHPK-sė dhe Inspektoratin Komunal pėr Komunikacion kanė shpėrndarė fletushka informuese pėr qytetarėt dhe kanė realizuar patrulla tė pėrbashkėta, qėllimi i tė cilave ka qenė qė mė pėr sė afėrmi tė shihet gjendja e vėrtetė e rrugėve dhe komunikacionit nė pėrgjithėsi nė qytetin tonė. Gjatė kėtij aksioni janė vėrejtur disa dukuri shumė negative, pėr tė cilat kėto tri institucione janė zotuar qė sė bashku t’i luftojnė. INPO kėrkon ndryshime nė Rregulloren Komunale tė Transportit
INPO, dėrgoi nė adresė tė Kuvendit Komunal njė kėrkesė-propozim qė nė Rregulloren Komunale tė Transportit tė plotėsohet edhe njė klasė, e cila dikton njė zbritje prej 50% pėr kėto kategori: Familjet e dėshmorėve, Invalidėt e Veteranėt e luftės, Studentėt dhe nxėnėsit e Vullnetarėt, duke u bazuar nė gjendjen e rėndė sociale tė kategorive tė lartpėrmendura dhe nevojėn pėr t’u ndihmuar atyre nė mėnyrė institucionale.

INPO shpreh shqetėsim pėr punėn e ngadalshme nė Gjykatėn Komunale tė Ferizajt
Gjatė njė hulumtimi tė bėrė nga INPO ėshtė kuptuar qė puna e gjykatės nė Ferizaj ėshtė shumė e ngadalshme dhe ndonjėherė jo-profesionale. Prandaj INPO dėrgoi njė kėrkesė nė adresė tė Kuvendit Komunal tė Ferizajt qė tė diskutohet pėr kėtė ēėshtje, pasi qė shumė qytetarė ankohen pėr punėn e gjykatave prandaj ėshtė nė tė mirė tė qytetareve qė Kuvendi Komunal qė pėrfaqėson banorėt e Ferizajt tė diskutojė pėr kėtė ēėshtje dhe ta ngritė kėtė shqetėsim nė nivelet mė tė larta tė qeverisė qendrore.

INPO bashkon SHPK dhe KK pėr tė nėnshkruar marrėveshje bashkėpunimi pėr Sigurinė nė rrugė

INPO pas njė bashkėpunimi tė suksesshėm nė realizimin e aksionit ‘’Ngritja e sigurisė nė rrugė’’ arriti qė tė mbledh bashkė pėrfaqėsuesit e SHPK-sė dhe KK-sė qė tė nėnshkruajnė njė marrėveshje bashkėpunimi, me qėllim tė koordinimit tė punėve tė pėrbashkėta dhe rritjes sė bashkėpunimit reciprok nė tė mirė tė qytetarėve dhe tė rritjes sė sigurisė nė rrugė. Nėnshkrimi i marrėveshjes u bė gjatė njė konference tė pėrbashkėt pėr shtyp tė kėtyre tri palėve.

Marshi Paqėsor : BOLL MA
Me moton ‘’ Boll ma Korrupsionit, frikės, dhunės, qeverisjes sė dobėt’’ INPO realizoi Marshin Paqėsor duke marshuar rrugės kryesore tė qytetit gjysmėnudo.

Debati ‘mbi gjendjen e Arsimit nė Ferizaj”
Duke pasur parasysh problemet e mėdha nė arsimin ferizajas INPO organizoi njė debat nė tė cilin morėn pjesė pėrfaqėsues institucionesh tė ndryshme dhe nxėnės tė shkollave tė mesme tė qytetit. Siē u tha nė kėtė debat dhe siē ishte paralajmėruar shumė herėt nga INPO-ja dhuna nėpėr shkolla ėshtė nė rritje e sipėr ēdo ditė e mė shumė prandaj edhe u diskutuan mėnyrat mė tė mira tė luftimit tė kėsaj dukurie shumė negative.

Hulumtimi mbi ‘’Vendbanimet Jo-Formale’’

Gjatė njė konference tė pėrbashkėt pėr shtyp koordinatori i Standardeve tė Kuvendit Komunal dhe INPO prezantuan ecurinė e deritanishme tė pyetėsorit pėr vendbanimet Jo-Formale, pyetėsor tė cilin INPO-ja i ka ofruar Kuvendit Komunal ta kryej pa pagesė nė mėnyrė qė tė lehtėsojė sadopak buxhetin e kėtij institucioni. Kontributi i KK-sė nė kėtė pyetėsor ishte vetėm sigurimi i shujtės ditore pėr aktivistėt nė terren.

INPO bėn vlerėsimin e seancės sė Asamblesė Komunale tė muajit Shkurt
Gjatė njė konference pėr shtyp INPO bėri vlerėsimin e seancės sė 28 shkurtit tė Asamblesė Komunale. Nė kėtė konferencė u vlerėsua se edhe kjo seancė nuk ishte ndryshe nga tė tjerat dhe nuk pėrmbushte kriteret e njė seance dhe pėrfaqėsimi kualitativ nga kėshilltarėt komunal. Mirėpo kishte edhe anė pozitive dhe kėtu mund tė ceket miratimi i rregullores pėr transport urban dhe urban-periferik qė ka qenė shumė i nevojshėm pėr qytetin e Ferizajt.

Hulumtimi mbi gjendjen e mjedisit dhe shėrbimet e kompanisė ‘’Pastėrtia” nė Ferizaj
Gjatė njė konference pėr shtyp INPO bėri Publikimin e Raportit tė pyetėsorit pėr Kompaninė ‘’Pastėrtia’’ me udhėheqėsit e kėsaj kompanie. Rezultatet e kėtij hulumtimi kanė synuar tė kontribuojnė nė hartimin e politikave mė tė mira tė ndėrmarrjes pėr tė shėrbyer qytetarin nė masėn mė tė mirė tė mundshme. Gjendja e mjedisit, jo vetėm nė Ferizaj por edhe nė tėrė territorin Kosovės, ėshtė e mjerueshme. Degradimi i ambientit, bėhet me njė ritėm shumė tė shpjet, i cili nuk po ballafaqohet me asnjė pengesė. Kontribuesi mė i madh i degradimit tė ambientit nė Kosovė, ėshtė mungesa e pėrgjegjėsisė civile tek qytetarėt. Ndėrsa kjo ndėrmarrje u zotua qė tė punoj pėr tė pėrmirėsuar punėn e saj dhe marrjen parasysh tė rekomandimeve tė INPO-sė.

INPO pėrpilon Memon e Dokumentit Buxhetor pėr Kuvendin Komunal tė Ferizajt

INPO sė bashku me Drejtorin e Drejtorisė Komunale pėr Buxhet dhe Thesar publikuan memon e dokumentit buxhetor tė Kuvendit Komunal tė pėrpiluar nga INPO-ja, qė ka qenė njėri nga 5 udhėzimet e nėnshkruara nga Kryeshefi i Ekzekutivit nė kampanjėn pėr ndryshimin e buxhetit tė KK-sė qė INPO ka realizuar nė fund tė vitit tė kaluar. Ky dokument ėshtė i pari i kėtij lloji nė tėrė Kosovėn dhe kjo nismė ėshtė pėrshėndetur nga tė gjitha institucionet relevante.

Debati mbi punėn e Gjykatės Komunale tė Ferizajt
INPO organizoi njė debat tė hapur me qytetarė rreth punės sė Gjykatės Komunale, duke patur tė ftuar pėrfaqėsues nga tė gjitha sferat e jetės dhe qytetarė, e sidomos tė atyre qė kanė ēėshtje tė papėrfunduara nė gjykatė. Pas pėrfundimit tė debatit INPO u zotua qė tė pėrpiloj njė raport nga ky debat nė tė cilin mund tė mbėshtetet edhe Gjykata Komunale nė pėrmirėsimin e punės sė saj.

Performansė Symbyllur dhe Gojėmbyllur para institucioneve komunale

INPO realizoi njė performansė Symbyllur para Kuvendit Komunal, Gjykatės Komunale dhe Spitalit Rajonal, pėr tė shprehur pakėnaqėsinė ndaj mungesės sė ndėrgjegjes demokratike dhe ndjenjės sė pėrgjegjėsisė nga zyrtarėt e lartė tė institucioneve publike. Nė duart e aktivistėve ishin mesazhet: Kėrkojmė Drejtėsi; Kėrkojmė mė shumė efikasitet tė punės; Kėrkojmė shėrbime shėndetėsore mė kualitative; Kėrkojmė pėrgjegjėsi mė tė madhe dhe profesionalizėm; Kėrkojmė rrugė mė tė mira dhe mė tė sigurta; Kėrkojmė mundėsi mė tė mėdha pėr punėsim; Kėrkojmė mė shumė pėrgjegjėsi dhe llogaridhėnie ndaj popullit, etj

INPO: KEK-u tė ndal rritjen e ēmimeve tė energjisė elektrike

INPO dėrgoi njė letėr reaguese nė adresė tė Korporatės Energjetike tė Kosovės, filiali nė Ferizaj dhe nė atė tė Rregullatorit tė Energjisė, pėr tė shprehur pakėnaqėsinė me rritjen e ēmimeve tė energjisė elektrike pėr kategorinė e amvisėrisė. INPO vlerėsoi se duke e patur parasysh gjendjen e vėshtirė ekonomiko-sociale tė shoqėrisė kosovare, mirėpo edhe pėrqindjen e inkasimit edhe me ēmimet paraprake kjo nismė pėr ngritje tė ēmimeve do tė destabilizonte edhe mė shumė situatėn dhe bėri thirrje pėr rishqyrtim tė kėtij vendimi.

INPO kėrkon nga partitė politike pėrgjegjėsi politike dhe morale
INPO pėrmes njė letre tė dėrguar nė adresė tė Partive Politike shprehu shqetėsimet rreth situatės politike qė po mbretėron nė qytetin tonė. Nė kėtė letėr u kėrkua pėrgjegjėsi mė e lartė politike dhe morale nė kėtė kohė, aq tė ndjeshme sa edhe tė rėndėsishme pėr Kosovėn, si dhe duke patur parasysh se ngjarjet e fundit po krijojnė njė pėrshtypje tė injorimit tė plotė tė qytetarėve u kėrkua qė tė ndalet funksionimi i tregut tė zi nė shkėmbim tė pozitave nė institucionet qeveritare dhe tė merret seriozisht zgjidhja e problemeve qė brengosin qytetin dhe komunėn tonė.

MAJFT: Tregut tė Zi Politik
INPO organizoi konferencėn reaguese pėr shtyp ‘’Mjaft: Tregut tė zi politik’’ rreth ngjarjeve tė fundit nė skenėn politike. Me kėtė rast u kėrkua mė shumė pėrgjegjėsi institucionale, morale dhe politike nga tė gjitha partitė politike e sidomos ato tė pėrfaqėsuara nė Kuvendin Komunal, ndalim tė shantazheve politike dhe tregut tė zi pėr postet udhėheqėse. Prandaj duke parė destabilitetin e krijuar politik dhe kolapsin institucional INPO bėri thirrje pėr njerėz tė konsensusit nė postet publike, njerėz qė kanė njė karrierė dhe prapavijė tė pasur morale dhe profesionale e jo qė janė tė akuzuar pėr afera tė ndryshme.

Dhuna nėpėr shkolla po eskalon ēdo ditė e mė shumė

INPO dėrgoi njė letėr shqetėsimi nė adresė tė Drejtorisė Komunale tė Arsimit pėr tė reaguar ndaj eskalimit tė dhunės nėpėr shkollat e qytetit tonė, pėrkatėsisht nė Gjimnazin “Kuvendi i Arbrit’’ , me ē’rast janė lėnduar disa nxėnės, ndėrsa nė incident kanė qenė tė pėrfshirė edhe prindėr. Shoqėria Civile qysh para njė viti kishte paralajmėruar eskalimin e dhunės dhe i kishte bėrė thirrje institucioneve relevante qė tė marrin masa por kėto paralajmėrime ishin injoruar prandaj INPO edhe njė herė u bėri thirrje Institucioneve Arsimore dhe Shėrbimit Policor tė Kosovės tė sulmojnė direkt celulat nxitėse tė kėtyre rasteve qė janė infiltrimi i bandave nėpėr shkolla dhe kėrkoi nga qeveria lokale, qė tė aplikoj programe qė do tė ngritin ndėrgjegjen e nxėnėsve mbi edukatėn qytetare dhe rėndėsinė e disiplinės nė shkollė. INPO kėrkon verifikimin e pasurisė sė zyrtarėve komunal
INPO ka deponuar njė kėrkesė nė adresėn e Kryeprokurorit Publik pėrmes sė cilės kėrkoi qė prokurori publik tė udhėzojė njė hetim pėr tė verifikuar pasurinė e zyrtarėve tė lartė tė Kuvendit Komunal nga viti 2000 deri mė 2006. INPO mendon se pasuria e disa prej zyrtarėve tė lartė tė qeverisė lokale, nė praktikė do tė ishte e vėshtirė tė arrihej me pėrfitimet financiare qė marrin nga postet zyrtare qė kanė. Prandaj nė mbėshtetje tė informatave pėr deklarimin e pasurisė sė tyre le tė bėhet verifikimi i pasurive

“Kacafytja e Intelektualėve”
INPO realizoi njė konferencė pėr shtyp pėr tė reaguar rreth ‘’Kacafytjes sė intelektualėve‘’ nė seancėn e radhės sė Kuvendit Komunal. Ky rast u cilėsua si njė akt shumė i ulėt i kėshilltarėve komunal. INPO i bėri thirrje Kryetarit tė KK-sė, z.Grainca qė tė marrė masa disiplinore edhe deri nė largim nga pozita e kėshilltarit tė personave tė pėrfshirė nė kėtė rast.

INPO kėrkon zbatimin e rekomandimeve tė Auditorit Gjeneral pėr Komunėn e Ferizajt

INPO dėrgoi njė shkresė zyrtare nė adresė tė Kryeshefit tė Ekzekutivit qė tė bėj njė raport me zbatimin e rekomandimeve nga zyra e auditorit gjeneral qė i ka bėrė gjatė fazave tė auditimit tė zyrės sė prokurimit dhe dikastereve tė tjera tė qeverisė lokale, ngase njė raport i tillė do tė ishte shumė i rėndėsishėm pėr tė parė mė afėr se sa janė pėrmbushur ato rekomandime dhe ēka ėshtė e nevojshme pėr t’u bėrė me qėllim tė pėrmbushjes sė tyre.

Kryetari Grainca tė ndal favorizimet
Gjatė njė konference pėr shtyp INPO reagoi ndaj favorizimeve tė Kryetarit me rastin e masave disiplinore ndaj kėshilltarėve tė pėrfshirė nė rrahjen e 12 Prillit, ku INPO shprehu keqardhjen dhe pakėnaqėsinė e thellė me letrėn e kryetarit Grainca dėrguar PSSP-sė, me ē’rast ai ka bėrė edhe njė shkelje tjetėr duke mos u konsultuar fare me Komitetin pėr Politikė edhe Financa, dhe vetė ka bėrė identifikimin e deputetėve tė pėrfshirė nė rast. ‘’Kryetari ka shprehur njė favorizim dhe ndarje tė qartė qė edhe njė herė e shpreh mungesėn e dėshirės dhe vullnetit pėr pėrgjegjėsi dhe kalim tė kėtij kaosi dhe vakumi institucional – ‘’ u tha nė kėtė konferencė.

Takim me Kryeprokurorin Komunal tė Ferizajt
INPO u takua me Kryeprokurorin Ekrem Shabani nė zyrat e saj, pėr tė diskutuar pėr kėrkesat e parashtruara sė fundi nga INPO si atė pėr verifikimin a pasurisė sė zyrtarėve tė lartė komunal verifikimin e investimeve kapitale qė janė bėrė nė komunėn e Ferizajt nė veēanti nga donatorėt ndėrkombėtar, pasi qė nė bazė tė disa tė dhėnave ekziston mundėsia e keqpėrdorimit tė investimeve nga ana e donatorėve ndėrkombėtarė duke manipuluar me shumat reale tė investimeve.

Takim me Kryetarin e Gjykatės Komunale tė Ferizajt
INPO ėshtė takuar me kryetarin e gjykatės komunale z. Rifat Abdullahu, pėr tė diskutuar rreth shqetėsimeve qė INPO ka rreth funksionimit tė sistemit tė drejtėsisė dhe pėr ēėshtjet e ngritura nga debati i realizuar pėr punėn e gjykatės, me ē’rast Kryetari ka ofruar zotimin pėr tė shqyrtuar seriozisht problemet e ngritura. Gjithashtu, INPO ka diskutuar edhe pėr propozimet pėr ngritjen e dy padive ndaj dy institucioneve publike, tė cilat gjatė javės nė vijim janė bėrė publike.

Perfomansa: Kėrkojmė punė dhe respektimin e tė drejtave tė punėtorėve
INPO gjatė njė perfomanse simbolike bėri pastrimin e hapėsirave publike, duke dashur tė tregoj se 1 maji nuk ėshtė njė ditė pėr tė festuar, sepse ne nė fakt po festojmė nė ditėn kur duhet qė mė sė shumti tė kėrkojmė punė dhe respektimin e tė drejtave tė punėtorėve tė cilat janė tė shtypura nga punėdhėnėsit e tyre. Nė Kosovė, ku ka mė shumė se 50% Tė pa-punė dhe ku punėtorėt si tė sektorit privat, tė atij publik por edhe punėtorėt qė janė tė angazhuar nė disa nga organizatat ndėrkombėtare, nuk gėzojnė tė drejtat e tyre, pėr tė cilat sot shumica e qytetarėve festojnė.

INPO kėrkon tė ngrihet padi ndaj dy institucioneve Publike

Gjatė njė diskutimi me Kryeprokurorin Publik, INPO deponoi njė kėrkesė pėr ngritjen e njė padie ndaj Qendrės Rajonale tė Administratės Pensionale, pėr mos zbatim tė vendimit tė Gjykatės Supreme dhe njė padi tjetėr, Drejtorisė Komunale tė Inspekcionit pėr moskryerjen e detyrės, duke vlerėsuar se ngritja e mundshme e kėtyre dy padive, nė veēanti ndaj Drejtorisė sė Inspekcionit ėshtė shumė e rėndėsishme pėr pėrpjekjet e ndėrtimit tė shtetit demokratik dhe sundimit tė ligjit.

Kuvendi Komunal tė ndėrpres ndėrtimin nė oborrin e ēerdhes sė fėmijėve "Ardhmėria Jonė"

INPO ka depozituar njė shkresė nė adresė tė Kryeshefit tė Ekzekutivit z.Dukagjin Etemi, pėr tė kėrkuar ndėrprerjen e punimeve nė oborrin e ēerdhes sė fėmijėve "Ardhmėria Jonė". Duke vlerėsuar se "Lejimi i ndėrtimit nė oborrin e njė institucioni edukativė, me njė rėndėsi tė veēantė siē ėshtė ēerdhja e fėmijėve, ėshtė i pa-pranueshėm pėr ne. Njė gjest i tillė nga Kuvendi Komunal tregon se institucioni mė i lartė vendimmarrės vepron i ndikuar nga grupet e vogla tė interesit, pėr qėllime e tyre tė pasurimit. Mė tutje ėshtė mungesa e vullnetit qė tė zbatohen ligjet nė fuqi, tė cilat nuk lejojnė njė gjė tė tillė". Pas disktutimeve, takimeve dhe protestave tė prindėrve, qytetarėve dhe aktivistėve tė organizatave jo-qeveritare tė Ferizjat, punimet u ndėrprenė.

Reagim ndaj zhvillimeve tė fundit nė KK
Gjatė njė konference pėr shtyp pėr vlerėsimin e seancės sė Asamblesė Komunale tė Ferizajt, INPO konsideroi se mbledhja e fundit e asamblesė komunale ka reflektuar mungesėn e stabilitetit politik qė po rrezikon proceset, dhe nė veēanti po huton qytetarėt. U Vlerėsua se deklarata e kryetarit se mbase nuk do tė ketė kandidat pėr drejtor tė drejtorive, minimizon nė masė tė madhe rolin thelbėsor qė ekzekutivi ka duke pasur parasysh qė barra dhe puna qė I besohet Bordit tė Drejtorėve ėshtė esenciale pėr funksionimin e Kuvendit Komunal.
Nė kohėn nė tė cilėn jemi pėrgatitja e territorit dhe qytetarėve pėr votim mbase ėshtė edhe mė e rėndėsishme se vetė votimi. Bordi i Drejtorėve duhet tė punoj intensivisht pėr tė ndėrtuar barazi sociale e cila mungon dhe si pasojė krijohen mundėsi pėr reagim tė ashpėr nga ana e qytetarėve.

INPO mbledh shefat e Grupeve Parlamentare nė KK tė Ferizajt
Pas situatės sė krijuar nė mbledhjen e Asamblesė Komunale kur nuk u vazhdua kontrata e punės 11 drejtorėve tė Qeverisė Lokale tė Ferizjat, INPO organizoi njė takim me shefat e grupeve parlamentare tė pėrfaqėuara nė Kuvendin Komunal tė Ferizajt. Nė kėtė takim u kėrkua qė ti ipet fund qeverisė oligarkike, qė nuk ka pordhuar asnjė rezultat tė kėnaqshem pėrveē ngatėrrimeve dhe mungesės sė stabilitetit. Dhe i’u bė thirrje kryshefit tė ekzekutivit, qė tė veprojė, pėr t’u siguruar se nuk do tė ketė vakum institucional, qė punėt dhe shėrbimi ndaj qyetarėve do tė vazhdojė

Letėr z. Joachim Ruker
INPO i dėrgoi njė letėr Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, nė Kosovė z.Joakim Rucker pėrmes sė cilės u kėrkua nga ai qė tė ndėrhyj pėr tė zgjidhur problemin e zgjedhjes sė Bordit tė Drejtorėve tė Komunės sė Ferizajt, konsideruar se pėrveq qė mungon konsensusi politik gjithashtu mungon edhe vullneti pėr tė krijuar stabilitet politik dhe duke parė mundėsinė e thellimit tė krizės institucionale, ky hap i ndėrmarr nga INPO mendohet tė sigurojė qėndrueshmėri institucionale deri nė zgjedhjet e ardhshme lokale.

Qytetarėt ferizajas po i vuajnė pasojat e mungesės sė Qeverisė Lokale
Gjatė njė konference pėr shtyp INPO reagoi ndaj gjendjes politike qė po mbretėron nė qytet si pasojė e mungesės sė 11 drejtorėve tė qeverisė lokale. Publiku ferizajas ėshtė plotėsisht nė terr pėr sa i pėrket zgjedhjes sė drejtorėve tė ri, ēėshtje qė ėshtė bėrė objekt i tregtisė politike, prandaj INPO i bėri thirrje udhėheqėsisė komunale qė tė punohet nė mėnyrė transparente me partitė politike pėr tė ndėrtuar njė konsensus pėr qeverinė e ardhshme lokale, e cila duhet tė pėrbėhet nga njerėz qė kanė dėshmuar profesionalizėm, qė kanė kredenciale akademike dhe vlera tė larta morale, duke qenė se e vetmja zgjidhje adekuate, e qėndrueshme dhe legjitime pėr gjendjen aktuale ėshtė qė zgjedhja e drejtorėve tė bėhet duke respektuar kriteret dhe ligjin nė fuqi.

INPO hap Kėndin Komunal nė Bibliotekėn Publike tė qytetit
INPO bėri hapjen publike tė Kėndit Komunal nė Bibliotekėn Publike tė qytetit, nė mėnyrė qė tė lehtėsojė edhe mė shumė zbatimin e Ligjit pėr Qasje nė Dokumente Zyrtare. Nė kėtė kėnd u vendosėn ligje, rregullore tė miratuara nė Kuvendin Komunal, proces-verbale tė mbledhjeve tė Asamblesė Komunale dhe vendime tė miratuara nė Asamble. Ky kėnd do tė pasurohet nė vazhdimėsi.
Papėrgjegjėsia politike e qeverisė lokale

INPO gjatė njė konference pėr shtyp bėri apel, qė tė sqarohet qartazi pozicioni i Kuvendit Komunal sa i pėrket drejtorėve tė shkarkuar, megjithėse njė gjė e tillė ėshtė bėrė me vendimin e 15-Majit, mirėpo duke parė hamendjet e qeverisė dhe partive politike, ėshtė i nevojshėm njė deklarim i fuqishėm dhe pėrcaktues sa i pėrket drejtorėve tė shkarkuar. INPO i rikujtoi Kuvendit Komunal se fatura pėr llogarinė e tė gjitha sjelljeve tė zyrtarėve tė zgjedhur i takon qytetarit ta kėrkojė, prandaj u kėrkua tė dėshmohet qė ky princip fundamental i demokracisė ėshtė njė normė e qeverisė sikurse edhe e partive politike tė Ferizajt.

INPO takohet me deputetin e Kuvendit tė Kosovės z. Bajrush Xhemaili
INPO u takua me deputetin e Kuvendit tė Kosovės z. Bajrush Xhemaili pėr tė prezantuar shqetėsimet e organizatės nė raport me funksionimin e qeverisė lokale si dhe marrėdhėniet ndėrmjet partive politike, mungesės sė transparencės nė lidhje me zhvillimet politike dhe indiferencėn dhe injorancėn e Kuvendit Komunal ndaj vėrejtjeve tė shoqėrisė civile.

INPO pėrpilon Draft-Rregulloren e Punės sė KK-sė

Nė fund tė vitit tė kaluar, Kuvendi Komunal ka marrė vendim pėr rishqyrtimin e rregullores sė punės tė kėtij institucioni, sikurse qė ka krijuar edhe komisionin pėrkatės pėr njė gjė tė tillė. Duke e parė mungesėn e seriozitetit dhe papėrgjegjėsinė e kėtij komisioni, INPO ka punuar njė draft-rregullore tė re, tė cilėn e dėrgoi nė Kuvendin Komunal pėr t’u shqyrtuar.

INPO kėrkon anulimin e vendimit pėr dhėnien me koncesion tė sheshit tė qytetit
Pėrmes njė letre reaguese dėrguar nė adresė tė kryetarit, INPO kėrkoi qė menjėherė tė bėhet pezullimi ose anulimi i konkursit pėr dhėnien me koncesion tė sheshit tė qytetit. INPO konsideron se njė veprim i tillė, nuk ėshtė i drejtė pasi, pėrveē qė bie ndesh me vendimin Kuvendit Komunal, qė ishte vetėm pėr njė konkurs nga i cili do tė dilnin ide, gjithashtu njė hap i tillė nuk mund tė merret pa u miratuar plani zhvillimor dhe urban i qytetit, pėr tė cilin Komuna ka dhėnė 130,000.00 €. Prandaj u propozua qė kjo kėrkesė tė shqyrtohet nė mbledhjen e radhės sė Kuvendit Komunal si dhe tė krijohet njė komision ad-hoc hulumtues i Kuvendit Komunal pėr tė bėrė vlerėsimin e tė gjitha vendimeve tė Kuvendit Komunal deri tani pėr dhėnien me koncesion tė pronave dhe pasurisė sė Kuvendit Komunal.

Java kundėr Korrupsionit
INPO nė bashkėpunim me Qendrėn e Arsimit tė Kosovės organizuan Javėn Kundėr Korrupsionit nė Ferizaj. Nė kuadėr tė kėsaj fushate u organizuan kėto aktivitete:
1. Sensibilizimi i publikut dhe institucioneve me fenomenin; Korrupsion
2. Shpėrndarja e broshurave, posterave, dhe ligjit kundėr korrupsionit
3. Kampanjė mediale; janė realizuar dy emisione dhe ėshtė lansuar njė reklamė nė dy televizione
4. Emisioni “Korrupsioni: Sfidat dhe Realiteti” nė TV Liria me pėrfaqėsues tė institucioneve publike dhe shoqėrisė civile.
5. Emisioni “Korrupsioni: Sfidat dhe Realiteti” nė Radio Ferizaj me pėrfaqėsues tė organizatave jo-qeveritare
6. Debati “Korrupsioni: Sfidat dhe Realiteti” me pėrfaqėsues tė qeverisė lokale, partive politike dhe shoqėrisė civile
7. Ekspozita me punime tė artisteve tė rinj, qė ka trajtuar luftėn kundėr korrupsionit.
8. Nėnshkrimi i deklaratės kundėr korrupsionit dhe
9. Hartimi i raportit pėr vlerėsimin e zbatimit tė ligjit kundėr korrupsionit qė u ėshtė dėrguar tė gjitha institucioneve relevante, qė janė pėrgjegjėse pėr tė luftuar kėtė fenomen.

Performanca ‘’Pitja e Korrupsionit’’
INPO realizoi performancėn ‘’Pitja e Korrupsionit’’ nė sheshin e qytetit, duke aluduar kėshtu nė mėnyrė simbolike nė shpėrndarjen e korrupsionit nė sfera tė ndryshme tė jetės. Qėllimi i kėsaj performance ishte shprehja e pakėnaqėsisė me indiferencėn e qeverisė kundrejt problemit tė Korrupsionit dhe mungesėn e rezultateve tė kėnaqshme nė luftėn kundėr korrupsionit.

INPO propozon disa prioritete pėr buxhetin 2008-2010 tė KK tė Ferizajt
Pėrmes njė shkrese dėrguar Kryeshefit tė Ekzekutivit tė Kuvendit Komunal tė Ferizajt, INPO kėrkoi futjen e disa prioriteteve nė buxhetin e Kuvendit Komunal tė Ferizajt pėr vitet 2008-2010, qė janė nxjerr pas konsultave dhe bisedave me qytetarė ferizajas. Sipas qytetarėve prioritete qė duhet tė futen nė kuadėr tė linjės buxhetore “Investime Kapitale” duhet tė jenė: Pėrkrahja e Bujqėsisė, Siguria nė rrugė, Pėrmirėsimi i kushteve nėpėr shkolla dhe gjelbėrimi i qytetit.

Paratė e taksa-paguesve tė shfrytėzohen nė mėnyrė racionale e jo tė sponsorizojnė udhėtime turistike
INPO dėrgoi njė letėr reaguese nė adresė tė Kryetarit tė Kuvendit Komunal tė Ferizajt pėr tė shprehur shqetėsimet e saj pėrkitazi me vizitėn e fundit tė njė grupi tė kėshilltarėve tė Kuvendit Komunal nė Shqipėri, duke vlerėsuar se ēdo veprim i Kuvendit Komunal duhet tė jetė i mbėshtetur nė arsye dhe tė jetė racional. INPO kėrkoi qė paratė e taksa paguesve tė mos shpenzohen pėr tė sponsorizuar vizita tė tilla tė cilat nga shumica e shoqėrisė civile janė vlerėsuar si udhėtime turistike.

Publikimi i Raportit tė Vlerėsimit tė Zbatimit tė Ligjit Anti-Korrupsion
INPO bėri publikimin e raportit pėr zbatimin e Ligjit Kundėr Korrupsionit. Ky punim ėshtė pėrgatitur me qėllim qė tė kontribuoj nė luftėn kundėr korrupsionit nė Kosovė, gjegjėsisht nė nivelin lokal, pėr komunėn e Ferizajt. Raporti shtjellon pėrhapjen e korrupsionit nė komunėn e Ferizajt duke u mbėshtetur nė raportimet e medias, punėn e institucioneve lokale pėr tė luftuar kėtė fenomen si dhe bashkėpunimin e tyre me shoqėrinė civile.

Qendra Rinore e Ferizajt – vend dasmash e ahengjesh familjare
Pėrderisa nė Qendrėn Rinore tė Ferizajt mungojnė aktivitetet kulturore pėr tė rinj, aty nuk mungojnė dasmat e ahengjet familjare. Duke parė kėtė si njė shqetėsim serioz INPO dėrgoi njė reagim nė adresė tė Kryeshefit tė Ekzekutivit tė Ferizajt duke vlerėsuar se tė rinjtė e komunės sonė, ballafaqohen me probleme shumė tė mėdha, dhe ju mungojnė shėrbimet pėr edukim jo formal dhe aktivitete rekreative qė do tė fuqizonin kapacitetet e tyre; prandaj u kėrkua qė tė ndalohet organizimi i aktiviteteve me qėllime profitabile nė lokalet e qendrės rinore, siē janė dasmat dhe ahengjet ku nė fakt tė rinjtė nuk edukohen pėr sė mbari por edukohen pėr gjėra negative tė shoqėrisė dhe ju shėrbejnė pėr muzikė pa vlerė (tallava).

Takimi publik i Kuvendit Komunal; Mashtrim i qytetarėve
Gjatė njė takimi publik tė organizuar nga Kuvendi Komunal INPO nuk mori pjesė duke vlerėsuar se ‘’kėto takime janė shumė tė rėndėsishme po qese merren seriozisht dhe respektohen rekomandimet dhe pėrfundimet e kėtyre takimeve. Mirėpo nė praktikėn e qeverisė ferizajase kjo nuk ndodh pasi qė vendimet janė marr tanimė dhe kėto takime me qytetarė janė vetėm njė kamoflazhė dhe krijim i pėrshtypjes sė gabuar pėr dėgjueshmėrinė e qeverisė. Kjo ėshtė njė dyfytyrėsi e neveritshme e cila gjithashtu reflekton njė krizė morale dhe tė edukatės qytetare e demokratike e cila vetėm sa po ndihmon nė rritjen e mosbesueshmėrisė dhe humbjen e kredibilitetit ndaj kryetarit tė Kuvendit Komunal’’.

INPO nė mėnyrė simbolike ‘’mbyll’’ Kuvendin Komunal
INPO realizoi njė performansė reaguese para Kuvendit Komunal, duke e mbyllur kėtė institucion nė mėnyrė simbolike, pasiqė siē duket nė praktikė, ky institucion ka pushuar aktivitetin e vet nė pėrfaqėsimin e interesave tė qytetarėve ferizajas. Nė hyrje tė komunės u vendosen disa parulla qė edhe zyrtarisht i japin kėtij institucioni ‘’pushim’’. Ndėrsa hyrja e kėtij institucioni u mbyll me zingjir letre.

Kėrcėnon LDD-ja
INPO nė kuadėr tė projektit ‘’Pėr zgjedhje tė lira dhe tė ndershme’’, gjatė muajit shtator ka bėrė hulumtinin e biografive tė kandidatėve pėr kryetarė komune dhe tė atyre qė kandidojnė pėr kėshilltarė komunalė. Nė kohėn kur INPO, ka pėrfunduar kėtė fazė, raportet me emrat e kandidatėve, biografitė e tė cilėve nuk kanė qenė tė pastra, iu janė dėrguar partive politike, Lidhja Domkratike e Dardanisė, nuk ėshtė pajtuar me tė gjeturat nė biografitė e kandidatėve tė saj. Kjo parti si kundėrpėgjigjje ka dėrguar njė letėr, e cila pėr mendimin e INPO dhe tė ekspertėve tė drejtėsisė konsiderohet se ka pėrmbajtje kėrcėnuese. INPO dėnoi rėndė kėtė gjest tė LDD-sė, dhe ėshtė e indinjuar me gjuhėn me tė cilėn kjo parti ka zgjedhur tė ndėrtoj raporte me shoqėrinė civile

Dita ndėrkombėtare kundėr Korrupsionit – Pastrohuni o qeveritarė, po u vie era korrupsion
Nė ditėn Ndėrkombėtare kundėr Korrupsionit, INPO realizoi njė performancė me moton ‘’Pastrohuni o qeveritarė, po u vie era korrupsion’’. INPO me kėtė rast nė mėnyrė simbolike bėri pastrimin e disa rrobave tė ndyera, duke aluduar nė atė se qeveriatėrt tanė duhet tė pastrohen nga korrupsioni dhe tė luftojnė atė nė tė gjitha mėnyrat pėr tė pasur shėrbime sa mė tė mira dhe pėr t’i ofruar qytetarėve njė jetė mė cilėsore.

Takim me Partitė Politike: Hulumtimi i Biografive tė Kandidatėve pėr Kėshilltarė Komunal dhe Kryetar Komune
INPO realiozi njė takim me partitė politike tė Ferizajt pėr t’i njoftuar me fazėn e projektit qė ka tė bėj me hulumtimin e kandidatėve qė pretendojnė ulėse nė Kuvendin Komunal dhe tė atyre qė kandidojnė pėr Kryetar Komune. Nė takim u caktuan kriteret qė duhet tė plotėsojnė kandidatėt qė tė quhen ‘’tė padenjė’’ pėr tė qenė nė pėrbėrjen e re tė Kuvendit Komunal. Nė fund tė takimit u nėnshkrua njė ‘’marrėveshje mirėkuptimi’’, nė tė cilėn kryetarėt e paprtive politike zotohen qė tė marrin parasyh tė gjeturat e INPO-sė dhe qė tė ketė njė fushatė sa mė demokratike.

Krijimi i grupit tė hulumtuesve, pėrgatitja e raportit tė parė dhe rishqyrtimi i raportit
Menjėherė, pas marrjes sė dritės sė gjelbėr zyrtare nga ana e partive politike, pėr ti hulumtuar kandidatėt e tyre, stafi i projektit, i ka bėrė ftesė dy hulumtuesve profesionist, pėr tė hulumtuar mbi veprimtarinė publike tė, kandidatėve tė partive politike. Raportii i parė, i ėshtė dėrguar partive mė 04 Tetor, kėto tė fundit kanė pasur nė dispozicion njė javė kohė, qė tė hartojnė pėrgjigjet e tyre dhe tė arsyetojnė kandidatėt e tyre. Prej tė gjitha partive, sa kanė pasur kandidatė tė “pa-denjė”, njė prej tyre ėshtė pajtuar nė heshtje me argumentet dhe faktet qė ne kemi ofruar, ndėrsa tė gjitha partitė tjera kanė kthyer pėrgjigje me shkrim dhe disa edhe kanė arsyetuar kandidatėt e tyre, qė si rrjedhim ka pasuar edhe heqja e atyre kandidatėve nga lista e tė “pa-denjėve” pėr poste publike. Tė gjitha partitė kanė pėrdorur, gjuhė korrekte tė komunikimit profesional, me pėrjashtim tė partisė LDD, e cila tentoi qė tė dėmtojė nismėn, duke na quajtur “shpifės”, “tė shitur”, madje nė ca raste edhe duke na kėrcėnuar nė njė apo formė tjetėr. Nga 23 persona sa kishte nė fillim raporti i hulumtimit, nė mesin e tė cilėve edhe njė kandidat pėr kryetar, pas rishqyrtimit dhe pas marrjes sė pėrgjigjeve nga partitė politike, ai u reduktua nė 9 persona tė cilėt do tė mbesin nė raportin pėrfundimtar.

Vizitė e pėrbashkėt e INPO –se me kandidatėt pėr kryetar komune tė Ferizajt
INPO sė bashku me kandidatėt pėr keytarė komune nga radhėt e PDK-sė, LDK-sė, AAK-sė, ORA-s, AKR-sė dhe PD-sė, vizituan disa pjesė tė qytettit qė pėr mendimin e shoqėrisė civile tė Ferizajt duhet tė jenė ndėr prioritetet kryesore tė kryetarit tė ardhshėm tė komunės sė Ferizajt. Me kėtė rast u vizituan : Hekurudha e qytetit, Qendra e Banimit Kolektiv(ish-Barakat) , Bifurkacioni dhe fshati Jezerc.

Fushata “Shkrepe Votėn”

Kampanja “Shkrepe Votėn”, ka synuar tė arrijė disa qėllime, nė radhė tė parė nxitjen e qytetarėve pėr tė dal nė zgjedhjet e 17 Nėntorit, ofrimin e tyre sa mė afėr kandidatėve tė tyre, edukimin pėr rėndėsinė e daljes nė zgjedhje si dhe mėnyrėn e votimit. Fushata nė fokus tė saj ka pasur, tė rinjtė. Kjo fushatė nė vete, ka pėrfshirė disa aktivitete:
1. Punėtoritė “Unė votoj pėr herė tė parė”,
2. Debatet me kandidatėt pėr kryetar komune,
3. Reklama televizive,
4. Shtypja dhe shpėrndarja e posterėve, stickersave, micave e materiale tė tjera promovuese tė fushatės,
5. Karvani,
6. Koncerti “Shkrepe me Rock”

Punėtoritė “Unė votoj pėr herė tė parė”
Janė realizuar 5 punėtori, me nga 30 pjesėmarrės secila.. Punėtoritė kanė qenė nė formė interaktive, ku u ėshtė lėnė hapėsirė pėr diskutim, tė rinjve pjesėmarrės, tė cilėt, pėr herė tė parė do tė merrnin pjesė nė zgjedhje. Nė kėto punėtori ėshtė diskutuar pėr rėndėsinė e votės, sepse pėrmes saj, ata do tė zgjedhin njerėzit qė do ti pėrfaqėsojnė, gjithashtu ėshtė diskutuar edhe pėr mėnyrėn e votimit, meqė nė zgjedhjet e 17 Nėntorit, do tė aplikohej metoda e zgjedhjeve me lista tė hapura, metodė kjo mė e komplikuar se metodat e mėparshme dhe nė kėtė mėnyra kėrkonte qė votuesi tė edukohej paraprakisht, pėr mėnyrėn e votimit. Gjithashtu njė pjesė e kohės ėshtė fokusuar nė aktivizmin rinor, nė mėnyre qė tė rinjtė tė edukohen, pėr rėndėsinė e tė qenit qytetar aktiv nė njė shoqėri demokratike.

Debatet me kandidatėt pėr kryetar komune
Janė realizuar 4 debate publike, 3 prej tė cilave me kandidatėt pėr kryetar komune tė 3 komunave qė ka pėrfshi projekti dhe 1 me kandidatėt pėr deputetė nė asamblenė komunale tė Ferizajt. Debatet kanė zgjatur rreth 2 orė, gjatė sė cilės kohė, kandidatėt kanė pasur mundėsi, qė para audiencės prezente, tė prezantojnė platformat e tyre politike, planet e tyre konkrete pėr zgjidhjen e problemeve tė qytetarėve dhe strategjitė tjera pėr zhvillimin e komunave, udhėheqjen e tė cilave synonin qė ta fitonin nė zgjedhjet e 17 Nėntorit.

Karvani
5 ditė para mbajtjes sė zgjedhjeve, njė kamion i dekoruar, ka shėtitur nėpėr tėrė regjionin e Ferizajt, mė konkretisht nė Ferizaj, Shtime, Kaēanik, Shtėrpcė dhe Hani i Elezit. Gjatė periudhės sa Karvani ka qėndruar nėpėr qytetet pėrkatėse, aktivistėt u kanė shpėrndarė broshura, me shpjegimet e nevojshme, pėr rėndėsinė dhe mėnyrėn e votimit, gjithashtu aktivistėt gjatė kėsaj kohe edhe kanė bashkėbiseduar me qytetarė tė rastit, tė cilėt i kanė inkurajuar qė tė dalin nė zgjedhje. Karvani gjatė tėrė kohės ėshtė pėrcjell me muzikė, e cila ka tėrhequr vėmendjen e qytetarėve.

Koncerti “Shkrepe me Rock”
Krejt nė fund, nė pėrmbyllje tė fazės sė parė, apo tė fushatės, pėr tė nxitė qytetarėt qė tė marrin pjesė nė zgjedhje, ėshtė mbajtur njė koncert i madh, me grupin e mirėnjohur “Kthjellu”, gjatė sė cilės kohė, pjesėmarrėsit pėrveē qė u argėtuan edhe morėn porosinė qė tė nesėrmen tė dalin nė zgjedhje.

Hulumtimi i Biografive tė Kandidatėve pėr Deputetė tė Kuvendit tė Kosovės INPO gjatė vitit 2007, ka qenė pjesė e Koalicionit tė OJQ-ve ‘’Shoqėria Civile pėr Parlament tė Pastėr’’. Nė kuadėr tė kėtoj koalicioni pėrgjegjėsia e INPO-s kanė qenė regjionet e Ferizajt dhe Gjilanit, pėrkatėsisht komunat e Ferizajt, Shtimes, Kaqanikut, Gjilanit dhe Kamenicės. Nė kuadėr tė kėtij projekti, ėshtė bėrė hulumtimi i biografive tė kandidatėve tė komunave pėrkatėse qė kanė synuar postin e Deputetit tė Parlamentit tė Kosovės. INPO ka rekrutuar njė staf profesionistės tė cilėt gjatė njė periudhe dy-mujore, kanė hulumtuar biografitė e kandidatėve qė kanė kandiduar nga komunat qė kanė qenė nė domenin e pėrgjegjėsisė sė INPO-s. Nė mesin e muajit Nėntor ėshtė bėrė shtypja e broshurave me rezultatet e kėtij hulumtimi dhe qytetarėt kanė mundur tė dijnė mė shumė pėr personat tė cilėt kanė kėkruar votėn e tyre.

‘’Fuqizimi i Ndikimit Publik nė Vendim-marrje’’ – Nisma e tė Rinjve pėr tė Drejtat e Njeriut
“Sfidat pėr zbatimin e ligjit pėr qasje nė dokumente zyrtare”

Nė debatin “Sfidat pėr zbatimin e ligjit pėr qasje nė dokumente zyrtare”, morėn pjesė pėrfaqėsues tė institucioneve publike, pėrfaqėsues tė OJQ-ve, mediave dhe aktivist tė tjerė tė shoqėrisė civile. Pjesėmarrėsit e debatit pas diskutimeve tė shumta, e sidomos pėrfaqėsuesit e institucioneve publike tė Ferizajt u zotuan pėr punė mė tė madhe nė implementimin e kėtij ligji sepse tė gjithė ishin tė pajtimit se zbatimi i kėtij ligji i ndihmon mė sė shumti kyējen e qytetarėve nė proceset vendimmarrėse, faktor ky, shumė i rėndėsishėm pėr ngritjen institucionale dhe demokratike. Ndėrsa nga shoqėria civile rrodhi ideja e krijimit tė rregulloreve komunale, pėrcjellėse tė kėtij ligji, qė do tė ndihmonin zbatimin e ligjit nė nivel komunal dhe sidomos do tė sqaronte dhe specifikonte kategorizimin e informacioneve.

"Fuqizimi i ndikimit tė publikut nė vendimmarrje"
Nė kėtė debat qė u mbajt me pėrfaqėsuesit e OJQ-ve nga komuna e Ferizajt, u diskutua mbi rėndėsinė e pjesėmarrjes e publikut nė procesin vendimmarrės, shkaqet e pjesėmarrjes sė ulėt tė qytetarėve nė kėtė proces si dhe mėnyrėn e fuqizimit tė ndikimit tė publikut nė vendimmarrje. Nga pjesėmarrėsit e pranishėm nė debat, u bė e ditur, se niveli i pjesėmarrjes sė publikut nė vendimmarrje, ėshtė shumė i ulėt dhe arsyeja kryesore, pėr kėtė gjė, ėshtė humbja e besimit tė qytetarėve, ndaj institucioneve vendimmarrėse dhe nga pėrshtypja se, edhe pėrkundėr pjesėmarrjes sė tyre asgjė nuk po ndryshon.

Video-klipi ‘’Ferizaj – Pa koment’’
Video-klipi ‘’Ferizaj – Pa Koment’’ u pėrgatit nga dy tė rinj ferizajas, tė angazhuar nga INPO dhe bazohej nė pamje tė marrura nga aspekti social, ekonomik dhe politik i qytetit tė Ferizajt. Ndėrsa qėllimi i kėtoj video-klipi ishte qė t’i bėhet thirrje qeverisė lokale dhe institucioneve relevante qė tė punojnė nė pėrmirėsimin e kualitetit tė jetės sė qytetarėve ferizajas.

ALO KOMUNA: Linjė telefonike pėr qytetarėt
INPO nė bashkėupin me Kuvendin Komunal tė Ferizajt-Zyra pėr Informim dhe Post Telekomine Ferizajt- Filiali nė Ferizaj, bėri vendosjen e njė linje telefonike pėr qytetarėt qė do tė shfrytėzohet nga ta pėr gjetjen e adresės sė duhur pėr zgjidhejn e problemeve tė tyre dhe marrjen e pėrgjigjjeve qė u nevoiten atyre.

Koalicioni ‘’Demokracia nė Veprim
INPO si pjesė e koalicionit ‘’Demokracia nė Veprim’’, mbuloi regjionin e Ferizajt, pėrkatqėsisht komunat e Ferizajt, Shtimes, Kaqanikut dhe Shtėrpcės. Gjatė kėsaj kohe u bė monitorimi i fushatės zgjedhore nė katėr komunat gjegjėse. Ndėrsa si pjesė e koalicionit dhe projektit ‘’Pėr Zgjedhje tė Lira dhe tė Ndershme’’ u bė edhe monitorimi i procesit zgjedhor tė zgjedhjeve tė 17 Nėntorit dhe balotazhit tė 8 Dhjetorit dhe ka pasur nė kėto dy ditė tė angazhur 228 vėzhgues.

Publikimet

ProD