Aktivitetet 2006
INPO kerkon te jete pjese e komisionit per Kryeshefin Krasniqi
Kuvendi Komunal i Ferizajt ka themeluar nje Komision per te verifikuar teorite per keqperdorime te kryeshfit te ekzekutivit z. Sahit Krasniqi kurse ka injoruar pjesemarrjen e organizates INPO ne kete komision. Duke qene se organizata Iniciativa per Progres gjate vitit 2005, ka qene aktive ne denoncimin e keqperdorimeve te zyrtareve te larte, ne veçanti te institucionit te kryeshefit te ekzekutivit, ka qene e rruges qe te ftohet te jete pjese e komisionit.
Sheshi i qytetit nuk duhet te jete vend-parkim
INPO ka derguar nje ankese tek kryeshefi i ekzekutivit duke kerkuar mos lejimin e parkimit te veturave ne Shesh te qytetit. Ferizaj edhe ashtu me nje infrastrukture te degraduar, nuk duhet te lejohet edhe demtimi i vendeve publike qe sherbejne per te miren e pergjithshme dhe krijojne identitetin tone lokal.
INPO kerkon monitorimin e mbledhjeve te Kuvendit Komunal
Nje kerkese zyrtare eshte depozituar ne adrese te kryetarit te Kuvendit Komunal te Ferizajt z. Grainca per te lejuar organizaten INPO qe ne menyre institucionale te jete vezhguese e mbledhjes se asamblese komunale.
Ndihmohen lexuesit ferizajas
INPO ne bashkepunim (donacion) me KFOR-in Amerikan kane dhuruar per Biblioteken “Anton Ceta” ne Ferizaj disa libra qe ndihmojne anetaret e ketij institucioni te mesojne me mire gjuhen angleze. Gjithashtu ne mesin e ketyre librave jane edhe tituj shkencor dhe filozofik.
Fillon punen programi per monitorim
kerkesa e INPO-se per te monitoruar ne menyre institucionale mbledhjet e asamblese komunale eshte pranuar nga kryetari i kuvendit komunal z. Grainca. Ne krye te ketij programi Bordi i Drejtoreve ka emeruar z. Kushtrim Palushi i cili do te ndihmohet nga nje ekipe e perkushtuar ndaj obligimit dhe misionit te programit. Ky program do te ofroje materiale te vlefshme per qytetaret qe te gjykojne drejt punen e Kuvendit Komunal dhe te dikastereve te tij. Ne Janar te vitit 2007, INPO do te publikoje raportin e ketij programi, i cili synohet te jete nje burim i mire per votuesit ne zgjedhjet lokale te cilat, do te jene me lista te hapura.
INPO nxit patrulla te policise me qytetaret
Sherbimi Policor i Kosoves dhe vullnetaret e INPO-se kane realizuar per nje jave reshte patrulla, ne kuader te projektit “Qytetari ne Patrulle”. Rendesia e ketij aktiviteti eshte pjesemarrja e qytetarit ne identifikimin e problemeve te komunitetit si dhe permiresimi i marredhenieve ndermjet qytetareve dhe policise, qe eshte esencial per te arritur rezultat ne parandalimin e krimit. Ky aktivitet ka gjetur nje perkrahje te madhe nga te gjitha institucionet qeveritare dhe jo-qeveritare dhe eshte vleresuar si nje ide qe mund te ndihmoj policine ne vendosjen e marredhenieve me kualitative me qytetaret.
INPO takon kryetarin Grainca.
Perfaqesuesit e INPO-se jane takuar me kryetarin e Kuvendit Komunal te Ferizajt z. Faik Grainca per te diskutuar rreth zhvillimeve te fundit. Kryetari Grainca eshte informuar per aktivitete e fundit te organizates, si dhe eshte njoftuar me disa kerkesa, qe kane te bejne me pjesemarrjen e qytetarit ne proceset vendimmarrese si dhe nxitjen e perparimit ne proceset sociale dhe ekonomike ne qytet. Kryetari, ka ofruar mbeshtetjen e tij retorike per kerkesat e organizates, kurse mbetet te vezhgohet niveli i respektit ndaj zotimeve.
Proces-verbalet e bordit te drejtoreve ne internet
Pas kerkeses se INPO-se, Kryetari i Kuvendit Komunal ka nenshkruar nje urdherese permese se ciles proces-verbalet e mbledhjeve te Bordit te Drejtoreve do te publikohen vazhdimisht ne faqen zyrtare te Komunes. Ky hap ndikon ne forcimin e institucioneve demokratike dhe ngritjen e transparences, qe eshte me rendesi thelbesore sidomos per integrimin e qytetareve ne proceset vendimmarrese dhe per luftimin e korrupsionit .
INPO takon u.d Kryeshefin e Ekzekutivit z. Dukagjin Etemi
Perfaqesuesit e INPO-se jane takuar me z. Etemi, per te diskutuar rreth: shqetesimit te INPO-se per anashkalimin e rregullimit te sheshit te qytetit dhe parkimit ne kete hapesire si dhe per nje projekt qe do te forconte marredheniet e Kuvendit Komunal me qytetaret dhe grupet e organizuara. Kryeshefi, ka premtuar zotimin e tij qe te punoj per te pershire angazhimet e INPO-se ne agjenden e ekzekutiv te Kuvendit Komunal te Ferizajt.
Reagim ndaj rritjes se dhunes neper shkolla
INPO i ka derguar nje leter Drejtorit te Drejtorise Komunale per Arsim ne Ferizaj z. Ahmet Gajtani, permese se ciles i terheq vemendjen rreth rritjes se dhunes neper shkollat e Ferizajt. Eshte thirrur per nje qasje me serioze ndaj kesaj dukurie n e menyre qe te pengohen pasojat e renda te rritjes se ketij fenomeni.
Shperndahen kifle dhe qaj i nxehte per femijet e rruges
Programi per Zhvillim Social i INPO-se ne bashkepunim me bukepjekesit lokal, kane ofruar kifle dhe çaj te nxehte per femijet e rruges, perkatesisht per ata persona qe kerkojne lemoshe. Mungesa e nje strategjie efektive dhe indiferenca e institucioneve pergjegjese kane shkaktuar nje situate shume te rende per familjet ne nevoje. Keta te fundit ndjehen se jane te diskriminuar nga te gjithe, duke vazhduar jeten me veshtiresite qe kane.
Mbahet konferenca ballkanike “One Voice”
Nje bashkepunim ndermjet INPO-s, OJQ-se nga Tetova e Maqedonise si dhe Zyres per Çeshtje Civile te KFOR-it Amerikan, ka mbledhur te rinjte aktive nga Ballkani Perendimor ne konferencen “One Voice”, ku eshte biseduar per te permiresuar dialogun ndermjet te rinjve te Ballkanit. Ne kete konference kane qene pjesemarres me shume se 10 organizata si dhe te rinj te tjere te interesuar. Ne fund te takimit, eshte miratuar nje deklarate ku thirret per institucionalizimin e nje rrjete ballanike qe do te perqendrohej ne forcimin dhe permiresimin e dialogut .
Fondacioni Progres Permese Paqes, viziton Ferizajn
Per here te trete INPO dhe Zyra per Çeshtje Civile e KFOR-it Amerikan ka mirepritur z. Let CArruth nga SHBA, e cila ka themeluar nje fondacioni qe do te mbeshtese proceset demokratike ne Ferizaj dhe do te punoje per avancimin e sistemit arsimor.
Takim me Kryeshefin e Ekzekutivit z. Etemi
Perfaqesuesit e INPO-se kane realizuar nje takim zyrtar me Kryeshein e Ekzekutivit z. Etemi per t’i uruar ne zgjedhjen e tij ne kete post si dhe per te percaktuar vlerat e bashkepunimit ndermjet kuvendit komunal te Ferizajt dhe shoqerise civile. Kryeshefi Etemi, ka shprehur gatishmerine e tij per te krijuar hapesire dhe perfshirje te organizatave jo-qeveritare ne proceset e berjes se politikave.
INPO dhe PTK, permiresojne komunikimin e qytetareve me Komunen
Nje bashkepunim ndermjet INPO-se dhe Post Telekomit te Kosoves, ka mundesuar vendosjen e nje linje telefonike ne hyrje te Kuvendit Komunal e cila nga qytetaret eshte perdorur per te kontaktuar me drejtuesit e Kuvendit Komunal te Ferizajt. Ky sherbim nga PTK ka qene pro-bono kurse nga qytetaret eshte vleresuar si nje ide e shkelqyer dhe e nevojshme per tu institucionalizuar.
INPO shperndan kopje te ligjit per qasje ne dokumente zyrtare
Jane shperndare afer 100 kopje qytetareve te ligjit per qasje ne dokumente zyrtare. Ky aktivitet ka pasur per qellim informimin dhe edukimin e qytetareve per mundesite qe kane per te ndikuar ne procesin e vendimmarrjes. INPO ka synuar qe te ndihmoj ne zbatimin e ketij ligji, per shkak te rendesise qe paraqet per ndertimin e institucioneve demokratike.
Vizitohet nje familje qe jeton ne kushte ekstreme
Ne kuader te Programit per Zhvillim Social, eshte duke u punuar ne nxitjen e institucioneve publike qe te perpilojne politika me efektive ne adresimin e problemeve dhe shqetesimeve te familjeve ne nevoje. Ne kete rrugetim, INPO sot ka vizituar nje familje qe jeton ne kushte ekstreme per te vleresuar me mire gjendjen aktuale dhe identifikimin e metodave.
INPO kerkon pergjegjesi nga KK per repartin e dializes
Pas takimit me nje perfaqesues te semureve nga dializa, INPO ka realizuar nje varg takimesh me zyrtaret e Kuvendit Komunal per te nxitur keta te fundit qe te perfundojne punimet ne ndertimin e objektit per repartit e dializes ne kuader te spitalit te Ferizajt. Megjithese fondet jane ndare dhe punimet kane filluar, ato kane ngelur ne fazen e fundit te ndertimit. INPO ka kerkuar sqarime dhe pergjegjesi.
Bifurkacioni
Ne diten nderkombetare te tokes, INPO ka ftuar kryetarin Grainca qe te vizitoj bifurkacion nje dukuri e rrale ekologjike. Ky fenomen eshte plotesisht jashte agjendes se institucioneve publike dhe aktualisht eshte ne nje gjendje te rende. Kjo dukuri identifikuese per qytetin, edhe pse ne emblemen e kuvendit komunal, eshte jashte parashikimeve te ketij institucioni per investime.
INPO diskuton me Drejtorin e Arsimit per dhunen neper shkolla
INPO ka paralajmeruar drejtorin e drejtorise se arsimit per rritjen e dhunes neper shkollat e qytetit dhe rrethines. INPO ka shprehur shqetesimin e thelle per mundesine e eskalimit te kesaj dhune , dhe ka kerkuar nga drejtori i arsimit z. Ahmet Gajtani qe urgjentisht te krijohet nje grup ne bashkepunim me SHPK-ne qe do te adresonte kete problem.
INPO kundershton komunistet=Emerohet rruga Jackie-Chan
Ne pergjigje te nje grupi te vogel, adhuruesish te ish-diktatorit Enver Hoxha te cilet deshirojne te emerojne nje rruge me kete emer, INPO sot ka reaguar duke emertuar nje rrugice me emrin JAckie-Chan ne menyre simbolike, per te kundershtuar iniciativen e ketij grupi.
Ferizajasit kunder shtyrjes se zgjedhjeve lokale
Zgjedhjet e planifikuara lokale per ne vitin 2006, propozohet qe te shtyhen per nje date te pacaktuar. INPO ka realizuar nje hulumtim me 150 qytetar te Ferizajt, per te vleresuar qendrimin e tyre ne lidhje me kete propozim te Grupit te Unitetit. Rezultatet e hulumtimit jane negative sa i perket shtyrjes se zgjedhjeve lokale, respektivisht 50% e te anketuarve jane kunder shtyrjes kundrejt 46% qe perkrahin propozimin. Gjithashtu ne pyetjen se a do te merrnin pjese ne zgjedhje poqese do te mbaheshin kete vite, 77% e tyre do te merrnin pjese kundrejt 20% qe nuk do dilnin t e votonin dhe 3% qe nuk jane te vendosur.
Pastrohet sheshi i qytetit nga parkimi i veturave
Pas shume kerkesave dhe reagimeve te INPO-se me ne fund Kuvendi Komunal ka reaguar duke nderprere perfundimisht parkimin e veturave ne sheshin e qytetit.
Debat per dhunen ne shkollat e Ferizajt
INPO ne bashkepunim me OJQ FIQ kane organizuar nje debat per dhunen neper shkollat e mesme e cila javen e kaluar ishte pasoje e vetevrasjes se nje nxenesi te Gjimnazit “Kuvendi i Arberit”. Prezent ne debat ishin perfaqesuesit e Kuvendit Komunal, perfaqesues te SHPK-se, shoqeria civile. gazetare, prinderit, drejtoret e shkollave, perfaqesuesit e nxenesve si dhe mesimdhenesit. Ishte konkluze e debatit qe duhet te behet me shume perpjekje per sigurimin e objekteve shkollore si dhe te perpilohen programe qe do te adresonin drejtperdrejt problemin e femijeve delikuent.
INPO reagon ndaj ndertimeve te egra
Shprehim revolten tone ndaj ndertimeve te shumta qe po ndodhin ne qytetin tone, te cilat nuk jane te ndertuara ne perputhshmeri me ligjin dhe rrezikojne jeten e qytetarit. Ne te gjithe jemi deshmitare te ndertimeve te shumta qe po ndodhin ne qytetin tone, dhe perderisa jemi duke ecur prane zonave te ndertimeve eshte evidente ndjenja e pa-sigurise. Arsyeja per nje gje te tille qendron tek mungesa e masave te sigurise, masa qe shume qarte jane te cekura me ligj mirepo qe injorohen nga kompanite e ndertimeve.
Ne ishim deshmitar te djegies se rende te disa punetoreve te nje kompanie qe po nderton ketu afer, per mungese te masave te sigurise. Ketu eshte verejtur mos zbatimi i Nenit 6 te ligjit 2004/15 mbi ndertimin. Çdo dite eshte e pa-mundur qe ndonje person te mos jete afer ndonje demtimi eventual nese kalon afer zonave te ndertimeve. Problemi qendron se zonat e ndertimeve qe te gjitha jane afer rrugeve kryesore dhe keshtu qytetari nuk ka zgjidhje tjeter. Ne gjate muajit Maj-Qershor kemi realizuar disa takime me Kuvendin Komunal dhe Gjykaten per kundervajtje per te kuptuar me mire rolin e tyre, duke qene se keto te fundit jane te lidhura ngushte me zbatimin e ligjit per ndertim. Me lejoni qe te them se ne jemi te kenaqur me bashkepunimin qe kemi pasur me Gjykaten dhe Kuvendin Komunal.
Gjate takimeve tona ne kemi kuptuar se megjithese Kuvendi Komunal i Ferizajt, perkatesisht Drejtoria e Inspekcionit ka ndermarre hapa per te permiresuar kete situate, gjykata ka rrezuar secilin rast kur Drejtoria e Inspekcionit ka shqiptuar masa ndeshkimore per kompanite qe nuk kane respektuar ligjin per ndertim. Sipas Gjykates per Kundervajtje, arsyeja se perse ata kane bere nje gje te tille qendron tek siç thone ata Koncepti Juridik. Pra, pasi qe sipas tyre ne ligj thuhet Kundervajtje administrative dhe jo kundervajtje, ata nuk mund te vendosin pro pozites se Kuvendit Komunal. Sa i perket shpjegimit te gjykates ne kemi dy gjera: Nga mungesa e masave te sigurise se ndertimeve mund te vie edhe deri tek vdekja e kalimtareve te rastit, gje qe eshte kundervajtje. Ne pyesim gjykaten a eshte e gatshme te marr nje pergjegjesi te tille dhe roli i deges juridike te shtetit eshte interpretimi i ligjit, dhe nese ligji qartazi deklaron se per mungese te masave te sigurise duhet te shqiptohen masa ndeshkimore dhe pastaj gjykata vendos pro pales se ankuar, eshte jashte konceptit te logjikes.
Neni 3 i ligjit per ndertim thote: “Ndertesat duhet te vendosen, ndertohen, ndryshohen, rrenohen dhe mirembahen, ne menyre qe te mos rrezikojne sigurine dhe rendin publik, veçanerisht jeten dhe shendetin e njerezve, mjedisin, qendrueshmerine e objekteve fqinje dhe instalimet publike. Ndertimi duhet te arrije nivel optimal te qendrueshmerise, stabilitetit, mbrojtjes nga zjarri, higjiene sanitare, mbrojtje shendeti dhe mjedisi, siguri perdorimi, izolim zhurme dhe temperature”.
Kurse Neni 16 thote: “Nese puna ndertimore mund te krijoj rrezik per persona tjere , zona qe parashikohet si e rrezikshme duhet te izolohet dhe te shenohet dukshem me shenja treguese . Vendndertimi duhet te rrethohet, te pajiset me mbrojtje per objektet qe mund te bien dhe te ndriçohet. Duhet pasur kujdes te veçante qe ndertimi te mos u shkaktoj rrezik kalimtareve”.
Me tutje Nenin 63 thote se “Inspektori ka te drejte dhe detyre te urdheroje pezullimin e ndertimit te metejshem ose te realizimit te punimeve te veçanta nese: Inspektori percakton qe objekti ne ndertim e siper rrezikon qendrueshmerine e objekteve perreth ose terrenit perreth; infrastruktures publike dhe objekteve te ngjashme. Problemi kryesor sipas mendimit tone qendron tek fillimet, momenti kur Kuvendi Komunal jep lejen per ndertim, sipas ligjit 2004/15, nenin 34, 34.1. “Komunat jane kompetente per dhenien e lejes per te gjitha ndertimet, per te zgjidhur kete problem ne sygjerojme Kuvendit Komunal qe te mos jep leje ndertimit nese ndertimi do te realizohet nga kompania e cila paraprakisht eshte deshmuar se nuk respekton normat ligjore dhe ose duhet qe para se te jap lejen e ndertimit te kerkoje qe kompania te deshmoje se respekton ligjin 2004/15, perkatesisht masat e sigurise dhe ne veçanti nenet , 9, 10 21, 22, 23, 40, 60 dhe 61.
Rremuja aktuale ne qytetin tone, shemtimi me i madh qe po behet ne qytetin tone eshte pikerisht. Mos zbatimi i ligjit 2004/15 dhe menyra e ndertimeve
Apelojme tek Kuvendi Komunal i Ferizajt qe sa me pare te filloje te loboj per ndryshimin e nenit 70, qe eshte formular ne menyre jo adekuate sipas gjykates. Kurse gjithashtu apelojme qe Kuvendi Komunal te zbatoj nenin 73.2. “Sigurimin e zbatimit te ketij Ligji autoritetet qendrore dhe lokale e bejne me ndihmen e Policise”. Ne fund te fundit problemi qendron tek kompanite ndertuese qe nuk kane aspak etike dhe nuk zbatojne praktika te sigurta te punes.
INPO reagon ndaj gjendjes se rende te mjedisit ne Ferizaj
Edhe pas 7 viteve ne liri, qyteti yne vazhdon te kete po te njejtat probleme, sociale, politike dhe ekonomike. Qytetaret ferizajas vazhdojne te denohen nga vendime jo te duhura te organeve kompetente. Pa-pastertia qe eshte e nje niveli marramendes ne qytetin tone po ngulfat qytetaret dhe nuk ofron nje mjedis te pershtatshem per te jetuar. Nuk nevojiten hulumtime per te deshmuar gjendjen e rende te mjedisit ne qytet. Mbeturinat jane gjithkund, duke perfshire edhe kafshe te ngordhura qe me dite te tera qendrojne te ekspozuar neper qoshe dhe trotuare te rrugeve. Me tutje, tani ne sezonin e veres, nuk kemi pare ndonjehere qe rruget te jene lare. Pluhuri si dhe kundermimi jane prezent gjithkund ne qytet.
Kompania qe eshte pergjegjese per mirembajtjen e rrugeve tona, eshte e njejta kompani qe per gjithe keto vite ka marre tenderin per te bere nje gje te tille. Organizata jone permes nje letre ka kerkuar sqarime nga Kryeshefi i Ekzekutivit z. Etemi, se si eshte e mundur qe kompania “Pastertia” te kete marre afro 15 mije euro per pastrimin e rrugeve gjate dimrit, shume kjo tejet e larte per punen qe eshte bere, ne fakt lirisht mund te themi per nje pune qe nuk eshte bere. Ne jemi duke bashkepunuar per se afermi me z. Etemi dhe shprehim mirenjohjen tone per gatishmerine e tij dhe te Kryetarit qe shqetesimet qe ne po ngrehim te kene vemendjen institucionale. Kompania ‘’Pastertia’’, e cila eshte pergjegjese per mirembajtjen e rrugeve te Ferizajt, ka deshmuar edhe nje here se eshte in-kompetente, e papergjegjshme dhe ikona e neglizhences ne qytetin tone. Gjithashtu organizata jone permes Kryetarit te Komunes i ka derguar nje leter Komitetit per Politike dhe Financa, nga i cili organ ka kerkuar qe ne mbledhjen e ardhshme te Kuvendit Komunal te diskutohet per kete çeshtje. Ne kerkojme nga Qeveria Komunale qe seriozisht te konsideroj gjendjen aktuale te mjedisit dhe te merr masat urgjente ndaj kompanise qe po i jep qytetit tone epitetin e me te pa-pastertit ne Kosove.
Konference per shtyp per programin per Monitorim dhe Vleresim te Punes se Asamblese Komunale,
Sot Albulena Sadiku – Zyrtare per Marredhenie me Publikun dhe Kushtrim Palushi – Koordinatori i Programit per Monitorim dhe Vleresim te Punes se Asamblese Komunale, mbajten nje konference per shtyp, per te publikuar rezultatet e vleresimit te monitorimit per 3 seancat e para te ketij viti, te punes te Asamblese Komunale. Ne konference ishin te pranishem mediat lokale te qytetit dhe rrjedha e konferences ishte mjaft e mire. Ne fillim u be nje pershkrim i shkurtet i gjendjes aktuale te qytetit ndersa me pas Kushtrim Palushi vazhdoi me vleresimin e punes se dy muajve te pare duke paraqitur analizat pozitive dhe negative per keto dy seanca dhe me pas edhe analizen e deputeteve dhe te perfaqesimit te interesave te qytetareve nga ana e tyre. Rrjedha e konferences vazhdoi me vleresimin e seances se fundit ne fokus te se ciles ishte aprovimi i raporteve te punes se Bordit te Drejtoreve per vitin 2005. INPO per kete seance i paraqiti tri raste te mundshme te korrupsionit, per te cilat u kerkua qe te behen hetime nga ana e KK-se. Dhe ne fund u paraqiten disa ide se si te rritet profesionalizmi i Kuvendit Komunal per sa i perket perpilimit te raporteve.
INPO kerkon hetime per keqperdorime te mundshme ne KK te Ferizajt
INPO pas verifikimit te raporteve te punes se drejtorive te KK i dergoi nje kerkese kryeshefit te ekzekutivit, perkatesisht Bordit te Drejtoreve qe te hetohen disa raste te dyshimta qe jane shqetesuese per ne si: para qe jane shpenzuar duke u thirrur ne projekte qe ne fakt kurre nuk jane realizuar duke lene keshtu shume hapesire per dyshime.
Ndertimet rrezikojne jeten e qytetarit
INPO organizoi nje konference per shtyp per te reaguar ndaj gjendjes aktuale alarmante sa i perket sigurise gjate ndertimeve. ‘’Qytetaret e Ferizajt vazhdimisht jane te cenuar nga mungesa e masave te sigurise gjate ndertimeve. Ligji 2004/15 mbi ndertimet qarte parasheh masat e sigurise qe duhet respektuar gjate ndertimeve, kurse nje gje e tille ne qytetin tone nuk verehet’’- u tha mes te tjerash ne kete konference. INPO gjate muajit Maj-Qershor ka bere nje hulumtim rreth kesaj çeshtjeje dhe rezultatet e ketij hulumtimi tregojne qarte se rrezikshmeria per jeten e qytetarit ferizajas po rritet nga dita ne dite, pikerisht si pasoje e mosrespektimit te ligjit dhe mosbashkepunimit te ndersjelle te organeve kompetente. Ne fund u apelua tek Kuvendi Komunal qe te filloj te zbatoje ligjin dhe qe te permiresoje kete gjendje alarmante.
Ferizaj ngulfatet nga mbeturinat
INPO organizoi nje konference per shtyp per te reaguar ndaj gjendjes alarmante te ambientit ne qytetin tone me gazetare te mediave lokale. ‘’Edhe pas 7 viteve ne liri, qyteti yne vazhdon te kete po te njejtat probleme, sociale, politike dhe ekonomike. Qytetaret ferizajas vazhdojne te denohen nga vendime jo te duhura te organeve kompetente. Pa-pastertia qe eshte e nje niveli marramendes ne qytetin tone po ngulfat qytetaret dhe nuk ofron nje mjedis te pershtatshem per te jetuar. Me tutje, tani ne sezonin e veres, nuk kemi pare ndonjehere qe rruget te jene lare. Pluhuri si dhe kundermimi jane prezent gjithkund ne qytet. Ne kerkojme nga Qeveria Komunale qe seriozisht te konsideroj gjendjen aktuale te mjedisit dhe te merr masat urgjente ndaj kompanise qe po i jep qytetit tone epitetin e me te pa-pastertit ne Kosove’’ – u tha ne kete konference per shtyp.
INPO: te krijohet nje komision ekspertesh per te hetuar keqperdorimet.
Me qellim qe fenomeni i korrupsionit te jete vazhdimisht ne ulje, INPO gjate nje konference per shtyp te mbajtur ne zyrat e saj propozoi krijimin e nje komisioni shumepalesh me mandat te hetimit te te gjitha institucioneve qe futen nen ombrellen e qeverise lokale dhe financohen nga fondet publike. Arsyet per te krijuar nje komision te tille jane: Forcimi i demokracise si dhe eliminimi i mundesive te keqperdorimeve
Ky komision do te perbehej nga anetare te shoqerise civile, eksperte te fushave perkatese, si dhe perfaqesues te Kuvendit Komunal.
INPO i dergon KK-se nje leter me propozime per buxhetin per vitin 2007
NPO sot i dergoi nje leter kryeshefit te ekzekutivit, permes se ciles, jep propozimet e saja per prioritetet e buxhetit te vitit te ardhshem. Ne letren e INPO-se permblidhen, çeshtjet si: sherbimet sociale dhe ato te shendetesise, krijimi i vendeve te reja te punes, permiresimi i infrastruktures, sherbime me te mira edukativo-arsimore, etj.
Organizatat “Çohu” dhe “INPO” fillojne luften Anti-korrupsion ne Ferizaj
Organizata INPO ne kuader te koalicionit Anti-korrupsion dhe organizaten “Çohu” mbajten nje takim publik me qytetaret e Ferizajt per problemin e Korrupsionit. ‘’Korrupsioni shihet si nje pengese nder kryesoret per zhvillimin e Kosoves dhe per te ardhmen e saj ne Evrope. Duke qene se korrupsioni shihet si nje lidhje mes krimit te organizuar dhe institucioneve kosovare ky problem shihet si nje rrezik afatgjate per prosperitetin e Kosoves. Korrupsioni demton direkt fondet per zhvillim te Kosoves, krijon probleme infrastrukturore gje qe serish lidhet direkt me ngecje ne rezultat, nga opinionet e mbledhura nga debatet dhe hulumtimi ne sferen publike te Kosoves, sot, nuk eshte ndertuar nje sistem meritokracie dhe kompetence por nje sistem amatorizmi dhe nepotizmi’’- u tha ne kete takim nga panelistet per te vazhduar me tej me mendimet dhe problemet me te cilat po ballafaqohen qytetaret e Ferizajt dhe gjithe Kosoves.
INPO u mundeson qytetareve te kene qasje ne dokumente zyrtare
Aktivistet e organizates jo-qeveritare ‘’Iniciativa per Progres’’ ne menyre qe te lehtesojne procesin e aplikimit te ligjit per Qasje ne Dokumente Zyrtare dhe te zbatimit te parimit te llogari-dhenies dhe transparences, si parime themelore te nje shoqerie demokratike, u kane shperndare qytetareve qe gjendeshin ne ndertesen e Kuvendit Komunal te Ferizajt nga nje aplikacion te cilin ata vetem duhej ta mbushnin dhe qe u mundesonte atyre qe te kene qasje ne raportet financiare te KK-se per keto vitet e fundit.
INPO shperndan ndihma ne ushqim dhe veshmbathje per familjet ne nevoje
INPO ne bashkepunim me Qendren per Pune Sociale bene shperndarjen e ndihmave per disa familje ne nevoje e qe jetojne ne varferi ekstreme ne fshatrat e komunes se Ferizajt, konkretisht fshatrat Papaz dhe Pleshine . Ketyre familjeve iu dhane ndihma ne ushqim dhe veshmbathje. Keto ndihma u ofruan nga CARITAS.
Samiti arsimor per mesimdhenesit Ferizajas
Fondacioni “Progres permes Paqes” ne bashkepunim me organizaten INPO dhe me Kuvendin Komunal te Ferizajt, kane organizuar “Samitin Arsimor”, nje ngjarje qe ka grumbulluar afer 150 punetore te arsimit per te diskutuar mbi metodologjine e vleresimit te nxenesve dhe marredheniet mesues-prinder-nxenes.
INPO prezanton punen e saj ne emisionin e KFOR-it amerikan ne radion Tema
Perfaqesuesit e INPO-se ishin te ftuar ne emisionin e KFOR-it Amerikan ne radion “Tema” per te bashkebiseduar per aktivitetet e fundit te organizates sone e veçanerisht per samitin arsimor dhe rezultatet qe pritet te dalin nga ky samit.
INPO sponsorizon rezoluten kunder varferise ne diten nderkombetare te rinise,
15 Perfaqesuesit e INPO-se moren pjese ne Mbledhjen e Kuvendit te Kosove te stimuluar nga te rinjte ne diten nderkombetare te Rinise. Gjate kesaj mbledhje, INPO paraqiti rezoluten kunder varferise e cila ishte njera nga 3 pikat e kesaj mbledhje. Ky dokument u miratua nga deputetet, dhe do te jete nje rekomandim per qeverine e Kosoves ne luften per zhdukjen e varferise. Gjate kesaj ngjarje INPO pati rastin te atakohet me perfaqesuesit e larte te qeverise si dhe te ndertoje marredhenie te mira me organizata te tjera te perfaqesuara ne kete ngjarje.
Koalicioni Anti-korrupsion reagon ndaj gjendjes sociale: varferia mbi 50%
Ne vazhden e aktiviteteve per ndergjegjesimin e popullates mbi proceset sociale dhe politike koalicioni Anti-korrupsion, aktivistet e organizates INPO, sot kane shperndare letra informuese mbi gjendjen sociale ne Kosove. Ne keto letra mes te tjerash thuhej: ‘’Ne baze te raportit vleresues per varferine ne Kosove te Bankes Boterore, Kosova prin me shkallen me te larte te varferise se pergjithshme dhe asaj ekstreme. Megjithese, institucionet qeverisese levdojne veten per punen e tyre, e verteta eshte se shumica e popullates ne Kosove jeton me me pak se 1€ ne dite. Kjo gjendje, eshte shume e rende dhe eshte e tille qe nga vitit 2000. Qyteti yne Ferizaj, sipas Raportit te Bankes Boterore ka shkallen me te larte te varferise ekstreme ne Kosove me 28.9%’’.
INPO publikon financat e saj per vitin 2005 dhe gjysmen e pare te vitit 2006
INPO organizoi nje konference per shtyp per te publikuar te hyrat dhe te dalurat financiare te organizates INPO per vitin 2005, dhe pjeserisht per vitin 2006. ‘’Arsyeja per nje gje te tille, eshte ri-afirmimi i zotimit te organizates sone, per transparence te plote ne qeverisjen e brendshme te saj. Gjithashtu duke qene institucion publik, ne kemi per detyre te informojme drejte qytetarin dhe palet e interesuara per te gjitha çeshtjet, ne veçanti ato financiare, duke qene se keto te fundit jane edhe me te ndjeshme. Detaje per te hyrat dhe te dalurat per vitin 2006, mund te epen ne baze te kerkesave te qytetareve ose institucioneve. INPO, asnjehere per keto dy vite te funksionimit nuk ka dhene kompensim financiar per anetaret e saj, sikurse qe nuk kemi shpenzuar edhe per aktivitetet tona, pasiqe, prioritet per ne eshte realizimi i aktiviteteve permes se cilave ne arrijme qellimin tone. INPO, eshte nje shembull dhe nje deshmi e ekzistimit dhe funksionimit efikas edhe pa te hyra madhore te OJQ-ve nese ne te vertet ato jane themeluar per te ofruar sherbime per komunitetin’’ -tha Drejtori Ekzekutiv i INPO-se ne kete konference.
INPO dhe qytetaret Ferizajas protestojne kunder kaosit energjetik ne vend
INPO se bashku me qytetaret ferizajas protestuan perballe nderteses se Korporates Energjetike te Kosoves ( KEK), ndaj mungeses se Energjise Elektrike qe eshte nje fondament per jete kualitative. Arsyetimet, e deritanishme te Korporates Energjetike te Kosoves, asnjehere nuk kane shfajesuar kete institucion ndaj pergjegjesise qe ka dhe apriori neglizhencen qe ka percjell dhe e percjell vazhdimisht kete kompani. ‘’Pamundesia per te prodhuar rryme nga kjo ndermarrje eshte tentuar te arsyetohet me nivelin e ulet te inkasimit. Duke mos mohuar ne asnje moment nevojen per te paguar rrymen e shpenzuar, duke mbeshtetur fort kerkesen e KEK-ut per inkasim si dhe duke konsideruar se rritja e shkalles se inkasimit eshte e rendesishme. Eshte e pakuptueshme dhe alogjike, qe furnizimi te mbeshtet ne elementin e inkasimit dhe jo ne ate te kapacitetit. KEK-u duhet te jete ne gjendje te furnizoje 24 ore ne dite 7 dite ne jave me rryme tere Kosoven: inkasimi i eshte çeshtje postefektive. Inkasimi nuk siguron rrymen por kapaciteti’’ ishin disa nga çeshtjet qe u ceken nga zyrtaret e INPO-se dhe vete qytetaret ferizajas. Duke kuptuar sfidat dhe problemet e medha me te cilat ballafaqohet KEK-u, si dhe duke ftuar te gjithe qe te paguajne rrymen, u kerkua ndryshim sa me i shpejte i gjendjes se furnizimit me energji elektrike. Nje gje qe do te ndikonte pozitivisht ne te gjitha sferat e jetes.
INPO u shperndan deputeteve te Asamblese Komunale betimin e deputetit
Perfaqesuesit e INPO-se ne mbledhjen e Asamblese Komunale te Ferizajt, seancen e muajit Gusht bene shperndarjen e betimit qe çdo deputet bene kur te merr mandatin e deputetit per tua perkujtuar atyre edhe njehere obligimet e tyre dhe betimin qe kane bere para qytetareve. Betimi ishte i shtypur ne nje leter se ciles i bashkengjitej edhe nje tekst i veçante ne te cilin pershkruhet gjendja aktuale e qytetit tone, problemet dhe sfidat me te cilat ballafaqohen qytetaret ferizajas. Kjo leter u eshte shperndare te gjithe delegateve te pranishem ne seance vetem 5 minuta para se ajo te filloj. Gjithashtu kopje te letres i jane shperndare edhe gazetareve dhe zyrtareve te tjere te pranishem.
Pastrohet Kisha Ortodokse ne Ferizaj
Me qellim qe te ndihmohet ndertimi i nje kabineti te pershtatshem per integrim dhe duke ndihmuar kete proces. INPO ne bashkepunim me CARITAS-in e Kosoves, KFOR-in Amerikan perkatesisht zyra per çeshtje civile, Kuvendi Komunal dhe Bashkesine Islame te Kosoves, kane organizuar nje aksion per pastrimin e oborrit te kishes ortodokse ne Ferizaj: per t'ia lehtesuar komunitetit serb qe te mbaje nje ceremoni te rendesishme fetare. Kete ngjarje e kane percjellur edhe komandanti i Brigades se Lindjes Gjenerali Oeens dhe Kryetari i Kuvendit Komunal z.Faik Grainca.
INPO i dergon nje reagim Drejtorise komunale per Buxhet dhe Thesar
INPO sot i depozitoi Drejtorise Komunale per Buxhet dhe Thesar nje reagim per te shprehur pakenaqesine tone ne disa çeshtje te cilat jane verejtur gjate pergatitjes se buxhetit per vitet e ardhshme. Ne kete reagim ne mes te tjerash thuhet: '' shprehim pakenaqesine tone per permbajtjen dhe formen e letres zyrtare nga ana e drejtorise suaj ku paraqitet plani per vitet e ardhshme per buxhetin. Nje forme e tille, eshte tejet jo profesionale duke shkaktuar paqartesi dhe konfuzitet per lexuesin. Ne kete aspekt, ofrojme ndihmen tone permese keshillave te librit “The Gregg Reference Manual” per te pergatitur nje forme me profesionale dhe me te rrjedhshme te letrave zyrtare te drejtorise suaj.
Me tutje, nga informatat e pranuara mesojme se ne qytet viteve te ardhshme do te investohet vetem ne rruge, duke lene anash te gjitha gjerat e tjera shume te nevojshme per qytetin tone siç jane: parqet dhe vendet e gjelberta, sheshi i qytetit, rregullimi i standardit te jetes se familjeve ne kushte ekstreme, avancimi i sherbimeve mjekesore, ngritja e kualitetit te sherbimeve publike, permiresimi i kushteve per mesim, rregullimi i shenjave ne komunikacion, perkrahja e talenteve te rinj ne lemin e kultures per mes grandeve, etj. Shprehim indinjaten tone te thelle, qe shume nga idete dhe propozimet qe kane dalur nga sado pak ata qytetare qe kane qene prezent ne takimet per planifikim te buxhetit nuk jane perfshire ne planin e viteve te ardhshme''.
INPO u ben thirrje qytetareve qe te paguajne rrymen
Sot aktivistet e INPO-s bene shperndarjen e fletushkave vetedijesuese per qytetaret ku behet thirrje qytetareve qe te kryejne obligimet e tyre ndaj KEK-ut dhe te paguajne rrymen ne menyre qe te tejkalohet situata e veshtire energjetike ne vend. Qytetaret e priten mjaft mire kete akt dhe u shprehen te gatshem t’i pergjigjen kesaj thirrjeje.
65% e te anketuarve nuk perkrahin buxhetin e miratuar nga Kuvendi Komunal per vitin 2007-2009
INPO sot organizoi nje konference per shtyp per te publikuar rezultatet e anketes me qytetare rreth çeshtjes se aprovimit te buxhetit komunal. Ne kete konference mes te tjerash thuhej: ‘’INPO gjate javes se kaluar ka realizuar nje ankete me 150 qytetare ferizajas, per te analizuar qendrimet e tyre ne lidhje me buxhetin e miratuar nga Kuvendi Komunal. Anketa kryesisht eshte zhvilluar ne dy rruget kryesore te qytetit, me nje perfaqesim modest edhe nga pjeset e tjera te Komunes. Anketa ka pasur 10 pyetje te cilat ekskluzivisht i jane dedikuar buxhetit per vitin 2007-2009 te Kuvendit Komunal.
Pas nxjerrjes se rezultateve eshte kuptuar se buxheti i miratuar nga Kuvendi Komunal, nuk eshte perkrahur nga shumica e te anketuarve kurse 73% e te anketuarve nuk kane pasur vleresime pozitive per permbajtjen e buxhetit, duke e cilesuar si buxhet qe nuk perfaqeson interesat e qytetareve. Organizata jone ka pranuar nje reagim te Drejtorise se Buxhetit dhe Thesarit, perkatesisht nga Drejtori z. Shpend Sylejmani, permes se ciles, eshte tentuar te justifikohet projekt-propozimi per vitin 2007/2009. Nga kjo leter, jo qe nuk eshte dhene pergjigje ne asnje nga verejtjet tona, mirepo letra ka nxjerr ne pah disa shqetesime shtese, siç eshte ajo e definimit te kategorive, per te cilen çeshtje kemi reaguar edhe gjate Konferences per shtyp te se Henes.
Nga letra mesojme, se Drejtoria Komunale e Arsimit, ne kuader te kategorise „Mallra dhe Sherbime“, ka futur per shembull pajisje per laborator te shkollave. Perveçse dyshojme se shkollat do te pajisen me kabinete, shqetesimi me i madh eshte klasifikimi ne kuader te kesaj dukurie te nje shpenzimi siç jane materialet per laboratore te shkollave. Kjo deshmon shqetesimin tone, se duke mos definuar qarte kategorite buxhetore, te cilat edhe ashtu jane te varfra, krijohen mundesi te medha per manipulime dhe keqperdorime. Me tutje, Drejtori i quajti thjeshte leshime teknike, disa nga shqetesimet tona qe kemi ngrehur. Kjo eshte e pa-precedent. Ketu kemi te bejme me nje dokument qe shperndane miliona euro te qytetareve ferizajas dhe kosovare. Prandaj, dokumenti duhet te jete ne nivelin me te larte te mundshem profesional. Gjerat per te cilat ne kemi shprehur verejtje, jane elementare dhe si te tilla te padiskutueshme, dhe eshte fare e palogjikshme, tendenca per te justifikuar nje dokument te tille‘’.
Kerkohet nderhyrje ne infrastrukturen rrugore
INPO ka reaguar ndaj gjendjes se rrugeve te qytetit. Ne nje leter qe i ka derguar Kryeshefit te Ekzekutivit z.Etemi, theksohet mungesa e shenjave dhe masave te tjera neper rruget e qytetit, qe ndikon ne mungesen e sigurise se duhur per qytetarin. Eshte kerkuar qe Kuvendi Komunal te beje presion ndaj SHPK-se per te realizuar nje kampanje rigoroze te parandalimit te parkimit te veturave ne anesoret e rrugeve, si dhe te vendosen policet per rregullimin e trafikut ne udhekryqet kryesore. Gjithashtu nga Kuvendi Komunal eshte kerkuar qe te investoje ne permiresimin e infrastruktures, konkretisht per vendosjen e pengesave neper rruge si menyre e rregullimi te shpejtesise, dhe projekteve te tjera qe do te lehtesonin jeten e qytetarit.
INPO kerkon qe te monitoroje zgjedhjet e brendshme te partise me te madhe ne vend, LDK-se
Sot INPO ka deponuar nje leter ne adrese te LDK-se permese se ciles eshte kerkuar qe kjo parti politike te kete zgjedhje transparente dhe stabile. Eshte me rendesi qe ne kete kohe thelbesore per shoqerine kosovare te tregohet nje nivel I larte i pergjegjesise, sidomos I institucioneve publike, si partite politike, sepse jane keto te fundit qe diktojne zhvillimet politike dhe sociale ne vend. Duke qene se LDK perfaqeson shumicen e elektoratit kosovar, eshte e rendesishme qe kjo parti te jete stabile sepse edhe pse çeshtje te brendshme te saj, zhvillimet e fundit kane shqetesuar shoqerine civile dhe qytetaret, te cilet jane shume konfuze per ate se qfar po ndodh. Kurse, qytetaret meritojne dhe kane te drejt te dine . Eshte ne interes te qytetit qe te perceptohet fryme prosperuese dhe jo atmosfere e dhunshme siç eshte aktualisht. Gjithashtu kerkesa jone eshte e rendesishme te realizohet sepse LDK eshte ne qender te kritikave sa I perket parregullsive gjate procesit te votimit, prandaj mendojme qe nje afersi me e madhe e LDK-se me Shoqerine Civile dhe nje transparence me e larte ndaj publikut jane te nevojshme per nje proces stabile te zgjedhjeve ne kete parti.
Arrihet marreveshje per ndryshimin e menyres se votimit ne seancat e Kuvendit Komunal
Gjate nje takimi te INPO-s me kryetarin e Kuvendit Komunal te Ferizajt z. Faik Grainca, eshte arritur marreveshje per ndryshimin e menyres se votimit qe eshte nje e ndryshim pozitive dhe nje sukses per demokracine. Tani e tutje sipas nje marreveshje qe se shpejti do te zyrtarizohet, delegatet e Kuvendit Komunal do te votojne ne menyre verbale, duke deklaruar gojarisht voten e tyre pasi qe te jene thirrur nga Kryetari. Kjo metode eshte praktike ne shtetet me demokratike te botes dhe siguron nje zbatueshmeri te kenaqshme te parimit te llogaridhenies qe eshte esenciale per lulezimin e demokracise. Kushtrim Palushi, drejtues i Programit te INPO-se per Monitorim te punes se Kuvendit Komunal tha qe ”Votimi eshte formula baze e demokracise. Pergjegjesia qe vie me votimin eshte kruciale dhe si e tille duhet te respektohet, sepse ka peshe dhe fuqi. Populli duhet te dije se si votojne te zgjedhurit e tyre kur keta te fundit duhet te kene ndjenje te forte te respektit ndaje votes” . Gjithashtu gjate ketij takimi te dy palet u pajtuan te bashkepunojne per te mbjellur fidane pergjate rruges “Vellezerit Gervalla”. INPO tanime ka filluar te punoj ne kete drejtim.
INPO pershendet vendimin e Kuvendit Komunal per emertimin e rrugeve dhe shesheve
Vendimi i Kuvendit Komunal per emertimin e rrugeve dhe shesheve, eshte nje arritje pozitive ne permbushjen e detyrimeve te qeverise lokale si dhe ne krijimin e nje fryme te mire te bashkepunimit dhe marredhenieve bipartisane. INPO vlereson larte dhe pershendet kete vendim, qe paraqet edhe nje pjekuri te partive politike te perfaqesuara ne Kuvendin Komunal, te cilat duhet te theksojne pergjegjesine qe kane ndaj qytetareve. INPO do te luaje rol konstruktiv ne kuader te proceseve demokratike permes sherbimeve qe ofrojne analiza te mirefillta mbi politikat publike dhe proceset sociale. Deshirojme te besojme se pjekuri te tilla si ajo e mbledhjes se fundit do te jene me te shpeshta dhe do te riorientojne kah prosperiteti dhe zhvillimi.
INPO kunder aprovimit te buxhetit per vitet 2007-2009
INPO sot organizoi nje konference per shtyp per te shprehur pakenaqesine per buxhetin e miratuar per vitet 2007-2009 ne te cilat verehen mangesi dhe gabime te shumta. Ne kete konference mes te tjerash thuhet: ‘’ Ne shprehim zhgenjimin tone te thelle me udheheqesin e Kuvendit Komunal dhe me deputetet te cilet edhe nje here kane deshmuar se aspak nuk jane profesional dhe nuk jane te ndergjegjshem per pergjegjesine dhe detyrat qe i kane. Kjo perberje e Kuvendit Komunal me shume te jep pershtypjen e nje shfaqjeje te kukullave sesa te nje bashkesie qe i sherben interesit te qytetit. Eshte e pa kuptueshme se pas nje debati shume te nxehte rreth ketij buxheti, ku krijohet pershtypja se buxheti nuk do te kalonte, te njejtit qe reaguan edhe e miratuan pa hezitim. Le lejoni qe te filloj nga letra zyrtare e propozimit te buxhetit, e cila aspak nuk eshte profesionale, nuk i perfille standardet e nje letreje zyrtare, dhe ate: Nuk perfillet hapesira ndermjet rreshtave. Paragrafet jane te çorientuar. Tabelat nuk jane te pershtatshme per buxhet, ne kete rast as qe kane vija te dukshme. Grafikonet qe jane bere nuk kane ate pjesen ku shpjegohen domethenia e buxhetit dhe e shifrave. Grafikonet, nuk jane te pershtatshme per natyren e propozimit. Nuk sqarohen kategorite shpenzuese,
Nga ky buxhet, jane lene anash shume gjera te rendesishme, per te cilat ne e kemi paralajmeruar Kryeshefin e Ekzekutivit, me nje shkrese qe daton 27 Qershor 2006. Per shembull:
Sheshi i qytetit qe na mungon aq shume
Rregullimi i hekurudhes
Parqet
Ngritja profesionale e sherbimeve mjekesore dhe publike
Nxitja e bujqve per prodhim
Inkurajimi i ekonomise lokale
Luftimi i rasteve ekstreme sociale
Ndertimi i laboratoreve per shkolla te mesme
Vendosja e masave te sigurise ne rrugeve
etj
CARITAS dhe INPO zotohen te punojne ne zbutjen e varferise ne qytetin tone
INPO sot u takua me nje delegacion te organizates CARITAS te udhehequr nga Don. Albert Demaj dhe Jakup Sabedini. Ne kete takim u diskutua per gjendjen sociale ne vend. Drejtori Ekzekutiv I INPO-se Ramadan Ilazi I informoi delegacionin e CARITAS-it per punen qe INPO po bene ne aspektin e permiresimit te jetes se familjeve qe jetojne ne varferi ekstreme. Me kete rast z. Ilazi tha se “INPO eshte duke punuar intensivisht me 10 familje qe I perkasin kategorise se varferise ekstreme per t’ju ndihmuar ne permiresimin e kualitetit te tyre jetesor permes dhenies se ndihmave ne: ushqim, veshmbathje dhe ne disa raste edhe ne strehim. Familjet me te cilat INPO-ja ka punuar kane qene kryesisht familje me shume femije te cilet edhe e kane nderprere shkollimin, duke qene se per te gjithe ne, edukimi I gjeneratave te reja eshte nder qellimet kryesore ne u kemi ndihmuar ketyre femijeve edhe me tekste shkollore dhe kemi arritur sukses qe t’i kthejme ata neper shkolla’’. Dhe per te gjitha keto ndihma CARITAS ka qene protagonisti kryesor per arsye se keto ndihma qe ne I kemi shperndare kane arritur nga kjo organizate, prandaj, ne u jemi shume mirenjohes dhe falenderues’’.
Ne anen tjeter Don Albert Demaj tha se’’ CARITAS ne fakt eshte ai qe duhet te falenderoj INPO-n per punen e palodhshme dhe perkushtimin e saj per tu ndihmuar te tjereve. Duke qene se ne jemi pasardhes te nenes se madhe Tereze e cila e pushtoi boten jo permes dhunes, as luftes por permes bamiresise duke u ndihmuar me te varferve nder me te varfrit. Dhe ne te gjithe duhet te ndjekim rrugen e saj dhe INPO-ja eshte shembulli me I mire I gjithe kesaj. CARITAS ka punuar qe nje kohe te gjate ne kete drejtim dhe tani jemi shume te gezuar qe kemi gjetur nje partner ne punen tone’’. Ramadan Ilazi ne emer te INPO-s i ndau CARITAS nje mirenjohje per kontribut te vlefshem dhe pune shume te suksesshme ne permiresimin e gjendjes sociale ne Ferizaj.
Gjithashtu ne fund te takimit perfaqesuesi I CARITAS-Jakup Sabedini dhe Ramadan Ilazi nga INPO nenshkruan nje deklarate te perbashket ne te cilen thuhet:
Duke percjellur me vemendje proceset sociale ne vend ; shprehim shqetesimin tone te thelle me gjendjen e rende sociale te familjeve ne Kosove
Pershendesim dhe perkrahim institucionet dhe iniciativat qe kane per fokus luftimin e varferise ne vend.
Kerkojme nga Kuvendet Komunale dhe Qeveria e Kosoves si dhe nga institucionet e tjera relevante qe me tutje te intensifikojne perpjekjet e tyre per te zbutur gjendjen e rende sociale.
Ne anen tjeter, ne zotohemi te ofrojme mbeshtetjen tone dhe te marrin persiper barren tone te pergjegjesise sa here qe nje gje e tille kerkohet nga ne.
Largimi i 62 punetoreve te KK-se, vendim jo i drejte
INPO, sot reagoi ndaj zhvillimeve te fundit ne Kuvendin Komunal te Ferizajt, perkatesisht largimin e 62 punetoreve te ketij institucioni. Menaxhimi jo i mire i financave dhe buxhetit nga i cili keta punetore kane marr pagat deri me tani, ka shkaktuar largimin e tyre dhe ne shtimin e pa-punesise edhe per 62 persona me shume ne listen e te papuneve ne qytetin tone. INPO kerkon nga Kuvendi Komunal perkatesisht Kryetari dhe Kryeshefi i Ekzekutivit qe te kerkojne mundesi per punesimin e ketyre punetoreve te Kuvendit Komunal ne sektorin publik apo privat.
INPO takon drejtorin e Administrates se Pergjithshme te KK-se per te diskutuar rreth gjendjes aktuale ne Ferizaj
Sot INPO u takua me Drejtorin e Administrates se Pergjithshme te Kuvendit Komunal per te diskutuar rreth çeshtjeve aktuale ne qytet. Çeshtja e pare per te cilen u diskutua ishte largimi I 62 punetoreve te Kuvendit Komunal dhe perfaqesuesi I INPO-s Ramadan Ilazi kerkoi nga drejtori me shume sqarime rreth kesaj çeshtjeje dhe rreth mundesise per ndonje zgjidhje alternative per keta punetore perkatesisht sistemimin e tyre ne ndonje vend tjeter pune. Drejtori Guri tha se: ‘’Largimi I punetoreve te Kuvendit Komunal eshte shume prekes. Gjendja aktuale ne Kosove eshte shume e rende dhe largimi I ketyre punetoreve veç e veshtireson gjendjen sociale. Shpresoj qe se paku do te ndodh ndonje ‘’mrekulli’’ qe te mos largohen nga puna te gjithe por se paku do te kete reduktime te ketij numri’’. Ndersa sa I perket mundesive alternative te zgjidhjes se ketij problemi drejtori Guri tha se: ‘’se se paku sa I perket drejtorise te cilen e drejton ai, ka filluar nje bashkepunim te ngushte me shume kompani, te cilat do te paguajne pagat e ketyre punetoreve, ne menyre qe ata te vazhdojne te punojne perseri ne administrate. Kemi gjetur zgjidhje per 12 punetore deri me tani te cilet pra do te vazhdojne te punojne ne administrate por do te paguhen nga disa kompani. Kjo eshte e vetmja mundesi qe kemi pasur qe ketyre punetoreve tu gjendet nje zgjidhje dhe mos te mbesin ne rruge. Megjithate edhe ne vitin 2008 pritet qe te kete largime te tjera dhe vazhdimisht do te kete reduktime te punetoreve te Kuvendeve Komunale ne Kosove. Megjithate ka levizje pozitive dhe mund te ndodh qe nuk do te paraqitet fare nevoja qe keta persona te largohen’’ – perfundoi drejtori Guri.
Sa I perket çeshtjes se qasjes ne dokumente zyrtare perfaqesuesi I INPO-s Ramadan Ilazi tha se ‘’ Ne menyre qe ti kontribuoj zbatimit te ligjit per qasje ne dokumente zyrtare INPO-ja, ka dizajnuar nje aplikacion te cilin e kane mbushur qytetaret dhe e kane dorezuar ne zyre te pranimit te KK-se. Qytetaret me kete rast jane shprehur se, deshira dhe nevoja e tyre per qasje ne ndonje dokument zyrtar gjithmone ka qene e pranishme mirepo menyra dhe procedura per te arritur deri te keto dokumente ka qene e panjohur nga ana e tyre. Prandaj ky aplikacion ka qene shume I lehte per tu mbushur dhe secili qytetar ka mundur ta kete ne dore dhe te kerkoj qasje ne dokumente.
Prandaj ne sot ju propozojme qe si kuvend komunal edhe ju te perdorni kete aplikacion qe ne e kemi pergatitur, ne menyre qe qytetaret te jene sa me afer jush dhe punes suaj’’. Drejtori Guri tha se: ‘’ qasja ne dokumente ne dokumente zyrtare eshte e drejte e çdo qytetari dhe garantohet me ligjin 2003/12. Ne jemi gjithmone te gatshem t’ju ndihmojne te gjithe qytetareve te cilet e parashtrojne kerkesen ne menyre te rregullt deri ne afat prej 15 ditesh, me perjashtim te rasteve kur keto dokumente jane shume sekrete dhe te brendshme te cilat do te rrezikonin sigurine’’. Ne fund te takimit perfaqesuesi I INPO-s Ilazi, I dhuroi nje mirenjohje drejtorit Guri ne shenje respekti per punen e tij te deritanishme dhe ndihmen qe gjithmone na e ka dhene.
INPO vjen me plan me nje plan konkret per zgjidhjen e problemit te largimit te sherbyesve civil nga puna
INPO sot ka mbajtur nje konference per shtyp per te paraqitur nje plan konkret te lehtesimit dhe zgjidhjes se problemit te 62 punetoreve komunal te larguar nga vendet e tyre te punes. Ne kete konference u tha:’’ INPO ka shqyrtuar mundesi te ndryshme per adresimin e problemit aktual, atij te largimit te sherbyesve civil nga vendet e tyre te punes. Ne kete kohe, ne shprehim indinjaten dhe zhgenjimin tone te thelle me nje iniciative te tille , e cila nuk i sherben ndonje te mire. Ne si organizate, kemi zhvilluar tri plane, permes se cilave mund te ndihmohet/nxitet punesimi i qytetareve ferizajas, Plani jone perfshine 3 opsione; i pari eshte ne mbeshtetje te rregullores 2000/45, ku Kuvendi Komunal eshte pergjegjes per mbrojtjen e ambientit; te futet taksa ne derivate dhe cigare si dhe te aplikohen gjoba per personat qe kapen duke hedhur mbeturina ne vende te pacaktuara. Kjo e mbeshtet edhe nga statuti i komunes dhe aktet te tjera juridike te nxjerrura nga institucionet publike ne vend.
Plani i dyte perfshine, nje takse simbolike ne pagat e punetoreve te Kuvendit Komunal per te mbuluar nje kompensim 1-vjeçar per personat e larguar nga puna gjersa ata te gjejne nje pune tjeter, Kurse plani jone i trete perfshine reduktime ne zerat buxhetor te vitit 2007, qe me se shumti perfshijne kategorine e; Mallrave dhe Sherbime si dhe Subvencione dhe transfere, Nga ky reduktim ne arrijme te grumbullojme te holla te cilat mund te sherbejne, per te mbuluar pagat e disa punetoreve’’
Nenshkruhet nje memorandum bashkepunimi me ndermarrjen “Pastertia”
INPO sot ka takuar drejtorin e pergjithshem te ndermarrjes “Pastertia”, me te cilin ka biseduar per gjendjen aktuale te mjedisit ne komunen e Ferizajt. INPO ka shprehur shqetesimet per mungesen e kujdesit te duhur ndaj ambientit dhe ka kerkuar me shume pergjegjesi nga ndermarrja perkatese. Ne fund te takimit eshte nenshkruar nje memorandum i bashkepunimit qe perfshine realizimin e nje hulumtimi me qytetar per te vleresuar reagimin e tyre ndaj ndermarrjes dhe nivelin e kenaqesise me sherbimet qe ofrohen. Rezultatet te hulumtimit do t’i sherbejne kompanise per hartimin e politikave me efektive.
Degradohet institucioni i Kuvendit Komunal
Sot organizata INPO ka depozituar nje leter ne adrese te Kryetarit te Kuvendit Komunal z. Faik Grainca, permes se ciles reagon ndaj zhvillimeve ne mbledhjen e fundit te Kuvendit Komunal, ku ky institucion u perbuze dhe u degradua. Mese tjerash ne kete leter thuhet: “Shprehim indinjaten tone te thelle me zhvillimet ne mbledhjen e fundit te Kuvendit Komunal te Ferizajt. Ky institucion eshte nje vend i shenjte qe ka per detyre te veproje ne interes te qytetarit, qe ka zgjedhur anetaret e Kuvendit dhe paguan per sherbimet e tyre. Tani, kur ne muajin nentor ne shenojme triumfin e lirise se shqiptareve, ju pikerisht ne kete kohe, perbuzni rende institucionin e Kuvendit Komunal.
Ky institucion nuk duhet te jete vend per qerasim hesapesh personale ose partiake. Eshte nje turp i madh per Kuvendit Komunal qe te lejoj, degradimin e vleres se ketij institucioni. Sjelljet dhe gjuha qe perdoret ne kete kuvend, te krijon nje pershtypje shume pesimiste per nje te ardhme te ndritshme. Deputetet e Kuvendit Komunal, paguhen dhe jane te zgjedhur te punojne per interesat dhe nevojat e qytetareve ferizajas, dhe jo te kujdesen per anetaret e partive te tyre, ose te klaneve te ndryshme. Ju bejme apel, qe te ndermerrni te gjitha masat qe Kuvendi Komunal te gezoje kredibilitetin dhe imazhin institucional qe i takon, qe te jete nje vend qe i prine te gjitha iniciativave per perparimin e vendit tone. Kerkojme qe te mos lejoni degradimin e ketij institucioni dhe perbuzjen e tij. Kosova ka vuajtur me vite te tera per te gezuar institucionet e veta qeverisese dhe tani kur i kemi, keto te fundit, bejne shaka me votat e popullit, dhe injorojne nevojat e tyre”
Kerkohet krijimi i nje komisioni per verifikimin e mandateve
Ne kemi krijuar nje pershtypje, sikur shumica e punetoreve/sherbyesve civil ne Kuvendin Komunal ne te kaluaren jane punesuar ne baza partiake, pasiqe diskutimet e fundit, kane shpalosur disa mundesi te tilla. Akuzat e ndersjella, jane shume serioze dhe ne to mund te kete ndoshta fakte, qe gjate administrates se kryetarit ADEM SALIHAJ ka pasur diskriminim gjate punesimit dhe nepotizem. Akuzat e punetoreve te larguar se ata jane perjashtuar nga puna pasiqe jane simpatizant te LDK-se, perkatesisht krahut te Adem Salihajt dhe ne anen tjeter akuza e kryetarit se reagimi i punetoreve eshte i nxitur nga Adem Salihaj, deshmon qe keta punetor te gjithe i takojne ketij subjekti politik, dhe prandaj ne kemi pershtypjen qe jane shkelur ligje dhe procedura gjate punesimit te sherbyesve civil ne Kuvendin Komunal. Ne mbeshtetje te gjerave te permendura, ne kerkojme nga ju qe te kerkoni nga Kuvendi Komunal krijimin e nje komisionit te pavarur per te hetuar procesin e punesimit te te gjithe sherbyesve civil ne Kuvendin Komunal te Ferizajt. Kujtojme qe ne nje shoqeri demokratike, parimi i llogaridhenies eshte thelbesor dhe themeli i funksionimit te saj.
Arrihet te ndryshohet procesi I buxhet-berjes
Pas disa muajve pune intensive dhe analizave, ndermjet OJQ-INPO dhe Kuvendit Komunal sot, nenshkruhen pese dokumente qe iniciojne ndryshimin e procesit te berjes se buxhetit te Kuvendit Komunal. Permese ketyre pese dokumenteve arrihet qe te krijohet nje grup pune I perbashket ndermjet Kuvendit Komunal dhe Shoqerise Civile per te plotesuar me elemente shtese projekt-propozimin per buxhetin e Kuvendit Komunal. Gjithashtu keto dokumente e bejne te obliguar qe te realizohet hulumtim paraprak per te ndihmuar qytetaret ne orientimin e buxhetit. Ky hulumtim do te realizohet nga nje organizate e pavarur dhe do te jete baze per ndertimin e buxhetit te Kuvendit Komunal. Me tutje, te gjitha te dhenat financiare do te publikohen ne faqen zyrtare te kuvendit komunal ne internet, per te krijuar mundesi per qasje ne keto materiale shume te rendesishme.
Gjithashtu, Kryeshefi i ekzekutivit ka nenshkruar edhe nje deklarate zotimi permese se ciles ai zotohet qe te beje perpjekjet maksimale te perfshirjes e propozimeve te organizates sone ne buxhetin e vitit te ardhshem. INPO pershendetet kete hap te kryeshefit te ekzekutivit, dhe do te kerkoje respektimin maksimal ne zbatimin e ketyre dokumenteve sepse ne besojme fuqishem se jane thelbesore per te siguruar nje qeverisje te mire dhe per minimizuar mundesite e keqperdorimeve. INPO pret qe drejtori I buxhetit te therret nje mbledhje te grupit punues brenda javes se ardhshme, ku do te diskutohet propozimi per ndryshimin e substances se projekt-propozimit per buxhetin e Kuvendit Komunal. Duke qene se sigurimi i menaxhimit efektiv te financave publike eshte çeshtja kyçe, INPO do te vazhdoj qe te jete aktive ne sigurimin e perfaqesimit maksimal te interesave te qytetareve ne buxhetin e KK-se.
INPO dhe KK lehtesojne qasjen ne dokumente zyrtare
Sot organizata Jo-qeveritare “INPO” dhe Kuvendi Komunal ne menyre qe te lehtesojne procesin e aplikimit te ligjit per Qasje ne Dokumente Zyrtare dhe te zbatimit te parimit te llogari-dhenies dhe transparences, si parime themelore te nje shoqerie demokratike po vendosin edhe nje shembull tjeter te kesaj natyre duke e bere vendosjen e nje kutie me aplikacione te gatshme, qe tanime jane pergatitur gjate nje bashkepunimi me Udheheqesin e Drejtorise se Administrates se Pergjithshme te KK-se, per qytetaret e Ferizajt. Ky aplikacion eshte shume i lehte per tu mbushur dhe u ofron mundesi te gjithe qytetareve qe ta kene ate ne dore, ta mbushin dhe te sigurojne qasje ne secilin dokument zyrtar qe atyre u nevojitet. Gjithashtu eshte arritur marreveshja qe po te njejtat aplikacione do te jene te arritshme edhe permes internetit, pra stani qytetaret mund te kene edhe qasje online ne dokumente zyrtare. Ky per te dy palet eshte nje hap i madh pasiqe i ofron qytetaret me afer punes qe po behet dhe u jep mundesine edhe atyre qe me heret nuk e kane ditur se si te kerkojne qasje, tanime ta kene qasjen e siguruar, gjithçka qe ata duhet te bejne eshte ta mbushin aplikacionin dhe te presin per ta marr dokumentin e kerkuar.
IINPO shperndan qaj dhe kifle per femijet e rrugeve
Sot perfaqesuesit e INPO-s bene shperndarjen e kileve dhe çajit te ngrohte per femijet e varfer te qytetit tone. Ky aksion qe do te jete i perjavshem qe nga tani po realizohet me qellim qe tu tregohet ketyre femijeve qe jo te gjithe i kane harruar dhe tua rikujtojme se ka ende njerez qe kujdesen per ta, siç jane edhe pronaret e furrave te cilat i kane dhuruar kiflet. Gjithashtu kjo u jep nje mesazh te mire edhe institucioneve pergjegjese qe detyre e tyre eshte te kujdesen per njerezit me gjendje ekstreme te rende sociale dhe tu ndihmojne atyre.
Zbatimi i ligjit per Komunikacionin
Sot aktivistet e INPO-se do te patrullojne se bashku me policine dhe do te vendosin letra reaguese ndaj qytetareve te cilet kane parkuar automjetin e tyre ne vende jo adekuate .Ky aksion ka per qellim qe te forcoje zbatimin e rregullave ne komunikacion. Si rezultat te gjendjes kaotike ne komunikacion aksidentet jane pjese e perditshmerise te cilat ndonjehere perfundojne edhe ne menyre tragjike. Shpesh here aksidentet e shkaktuara jane si rezultat i mos respektimit te rregullave te komunikacionit dhe i mungesave te shenjave te komunikacionit .Nga ky mosrespektim dhe injorance ndaj shenjave te komunikacionit shkaktohen aksidente te shumta. INPO ka bere kerkese per vendosjen e shenjave te komunikacionit ne rr.”Vellezerit Gervalla” dhe pas kesaj drejtoria e inspekcionit i ka vendosur ato. Gjithashtu INPO ka pasur takim edhe me SHPK-ne ku eshte diskutuar çeshtja e sigurise ne rruge dhe pas kesaj SHPK-ja ka marre iniciativen per pastrimin e rrugeve nga veturat e parkuara ne vendet e ndaluara. Dhe sot INPO gjithashtu do te dorezoj ne Kuvendin Komunal edhe kerkesen per vendosjen e 3 rretheve te nevojshme ne 3 udhekryqet e qytetit tone. Ne kuader te fushates „Ngritja e Sigurise ne Rruge“ ne synojme te permiresojme gjendjen neper rruget tona.
INPO u dergon kukulla deputeteve te Kuvendit te Kosoves
Sot, INPO dergon 120 kukulla ne adrese te Kuvendit te Kosoves per t’ju uruar deputeteve vitin e ri. Duke percjellur me vemendje zhvillimet ne institucionin me te larte te vendit; Kuvendin e Kosoves, shprehim pakenaqesine tone te thelle me punen qe po bejne. Jemi te zhgenjyer me kohen qe iu eshte kushtuar problemeve te qytetareve ne krahasim me kohen qe deputetet i kane kushtuar problemeve te tyre personale dhe partiake. Ne bindjen tone te thelle, Kuvendi i Kosoves gezon nderin dhe respektin me te larte ne kontekst te institucionit, mirepo puna qe ka bere legjislatura e tij, nuk perkon me nevojen dhe kerkesat e qytetareve, kurse rezultati i tyre nuk eshte ai per te cilin qytetaret kane pritur.
Kukullat qe po ju dergojme perfaqesojne dy gjera: e para eshte; bindja qe krijohet se juve
ne fakt jeni aty vetem si kukulla qe veproni nga ndonje presion i jashtem dhe e dyta; perbuzja qe i beni institucionit me te larte te vendit, duke luajtur me te. Ne si organizate, mendojme se ne gjendjen ne te cilen eshte ky Kuvend, nuk perfaqeson realisht potencialin dhe kapacitetin njerezor te Kosoves. Gjithashtu, ne kemi pershtypjen qe keta njerez, nuk kane mundesi te ndertojne strategji efektive per te krijuar nje Kosove te paqes dhe prosperitetit. Kerkojme nga deputetet e Kuvendit te Kosoves qe te kene nje ndergjegje me te larte ndaj pergjegjesise qe kane dhe te angazhohen seriozisht per zgjidhjen e problemeve qe jane thelbesore dhe ndikojne ne jeten e perditshme te qytetarit.