Untitled Document

Aktivitetet 2005

KLSK – Keshillat Lokal per Siguri ne Komunitet Video Trajnim
Keshillat Lokal per Siguri ne Komunitet jane formuar ne çdo komune te Kosoves me synim qe te rrisin sigurine duke implementuar programe qe parandalojne krimet. KLSK-te jane unike dhe te suksesshme sepse ato i sjellin se bashku burimet e ndryshme nga institucione dhe qytetare te ndryshem.   Efektshmeria e ketij keshilli eshte nje prioritet i larte per te gjitha institucionet qeveritare dhe joqeveritare; prandaj INPO ne bashkepunim me 432 Çeshtjet Civile, OJQ Aster dhe OSBE pergatiten nje video-trajnim per kete keshill. Ky video-trajnim synon te krijoje kapacitetet e ketij keshilli duke i trajnuar anetaret e tij per detyrat e tyre dhe duke e rritur vetedijen pergjate komunitetit per nevojen per te marre pjese dhe per te ndihmuar KLSK-ne. Projekti ka zgjate dy muaj dhe eshte incizuar ne dy versione. Versioni final do te shperndahet ne te gjitha stacionet policore ne Kosove.

Trajnimi ne shkrimin e projekt-propozimeve
Ne bashkepunim me 432 Çeshtjet Civile dhe Zyren per Komunitete-Verbovc ,INPO ka organizuar nje trajnim dy-ditor per 14 te rinj Serb ne   Aktivizem Rinor :Shkrim te Projekt-Propozimeve. Qellimi i trajnimit ka qene te inkurajoje pjesemarrjen e te rinjve ne proceset shoqerore dhe te vendim-marrjes dhe te beje qe te rinjte te perfshihen ne zgjidhjen e problemeve ne komunitetin e tyre.  Ne diten e pare te trajnimit pjesemarresit moren nje trajnim intensiv ne shkrimin e projekt-propozimeve ndersa ne diten e dyte ata perpiluan nje projekt-propozim per te adresuar njerin nga problemet e komunitetit te tyre. Nje grup prej 4 personash, u takua me kryetarin e Komunes se Vitise ndersa tani po presin per nje donator potencial per te financuar kete projekt 

Konferenca mbi Shoqerine Civile
24 femra te perfshira ne grupe te Shoqerise Civile moren pjese ne nje konference nje-ditore me temen:’’Emancipimi i femrave dhe pjesemarrja e tyre ne proceset vendim-marrese’’.Konferenca kishte gjithashtu edhe nje karakter edukues dhe ishte e fokusuar te trajnoje femrat e perfshira ne grupe te Shoqerise Civile se si shkruhen Projekt-Propozimet dhe Letrat Zyrtare. Ky trajnim ka qene nje projekt i perbashket i 432 Çeshtjet Civile dhe INPO-s. Femrat qe moren pjese ne konference arriten ne perfundimin qe duhet te ndermerren hapa te menjehershem qe te permiresohet pozita e femres ne Shoqerine Civile. Gjithashtu ato konstatuan se mungesa e mundesive te femrave per tu edukuar dhe diskriminimi ne kete aspekt jane problemi me i madh.

Hulumtim per te vleresuar pjesemarrjen e qytetareve ne proceset e vendim-marrjes
Ne menyre qe t’i drejtoje projektet e ardhshme ne integrimin e qytetareve ne proceset e vendim-marrjes ,Programi i Hulumtimit ‘’ASK’’ i INPO-s ndermori nje studim me 100 qytetare te Ferizajt. Rezultatet e studimit treguan se 81% e qytetareve besojne se ata nuk jane te perfshire ne proceset e vendim-marrjes dhe 20% prej tyre konsiderojne se nuk jane fare ne dijeni per vendimet e marra ne takimet e Kuvendit Komunal. 36% e tyre e fajesojne Kryetarin e KK per nje gjendje te tille.  Ne takimet me Kryetarin e KK te Ferizajt, INPO i ka prezantuar rezultatet e studimit , dhe ishte nje konkluze e perbashket se Shoqeria Civile dhe Qeveria Lokale duhet te punojne ne rritjen e rolit te qytetarit ne proceset politike, sociale, ekonomike dhe te vendim-marrjes ne vend.

Shoqeria Civile dhe Qeveria Lokale nenshkruajne nje deklarate te dedikimit per te bashkepunuar
Nje iniciative e INPO-s i solli se bashku perfaqesuesit e Shoqerise Civile dhe Kryetarin e KK te Ferizajt per te nenshkruar deklaraten e dedikimit per te bashkepunuar. Deklarata e Bashkepunimit ka 8 pika te dedikimit te te dy paleve: qasja ne dokumente zyrtare, luftimi i korrupsionit, integrimi i qytetareve ne vendim-marrje, transparenca etj. Akti i nenshkrimit te deklarates eshte i nje rendesie te veçante per rolin e Shoqerise Civile ne proceset demokratike. Ne kete deklarate te dy palet pajtohen, per nje bashkepunim te plote ne fusha si: luftimi  i korrupsionit ne institucionet qeverisese, sigurimi i transparences ne qeverine lokale, promovimi  i integrimit te qytetareve ne proceset vendimmarrese, lejimi i qytetareve dhe Shoqerise Civile ne qasje te plote ne dokumente zyrtare etj..  Kjo iniciative do te ndikoje ne marredheniet ne mes qeverise lokale dhe Shoqerise Civile.

Kampi multietnik
Ne bashkepunim me 432 Çeshtjet Civile dhe Shkollen e Sherbimit Policor te Kosoves; INPO organizoi nje trajnim tre-ditor per 24 te rinj te regjionit te Gjilanit. Kampi trajnues eshte mbajtur ne Shkollen e Policise ne Vushtrri dhe pati tri module: Arti Abstrakt–teatri i rruges, Aktivizem Rinor-shkrimi i projekt-propozimeve, menaxhim financiar, udheheqje dhe multimedia .

INPO reagon kunder sjelljeve te ashpra te Kryeshefit te Ekzekutivit te Ferizajt
Kryeshefi i Ekzekutivit te KK te Ferizajt ka abuzuar me te drejten fundamentale te fjales dhe shprehjes se lire duke kercenuar dhe sulmuar gazetaret ne Ferizaj. Kryeshefi theu diktafonin e gazetarit te ‘’Zerit’’  Z. Xheladin Rexhepi, derisa ai po bente punen e tij. Vetem pak kohe me pare ai kercenoi gazetarin e ‘’Koha Ditore’’ Z. Afrim Demiri. Duke marre parasysh situaten e krijuar, INPO permes nje deklarate per shtyp i denoi sjelljet e Kryeshefit.   Ne kete deklarate INPO u beri thirrje qytetareve qe te ndjejne pergjegjesine qytetare per te shprehur pakenaqesine me akte te tilla duke mos lejuar qe akte te tilla te ndodhin me ne te ardhmen. Kryeshefi deshmoi per mungesen e parimeve demokratike ne udheheqjen e tij. Ai ne te vertete demtoi vlerat e demokracise dhe shoqerine e hapur.

Kryeshefi i Ekzekutivit i mohon qasje ne dokumentet zyrtare organizates INPO.
INPO organizoi nj e konference per shtyp per te reaguar ndaj sjelljeve te ashpra te Kryeshefit te Ekzekutivit i cili nuk ka ofruar qasje ne dokuemtnacion zyrtar, eprkatesiht ne raportin e punes per vitin 2004.  Ne shenje pakenaqsia dhe duke kudnershtuar nje sjellje te tille, INPO i ka derguar nje dhurate simbolike; Nje pako te letrave A4 qe eshte simbol pakenaqesia duke qene se kryeshefi ne nje moment eshte arsyetuar ne numrin e madhe te faqeve te dokumentit te ekrkuar. . INPO ka informuar Organizatat Jo-Qeveritare, Kryetarin e Kuvendit Komunal, OSBE-ne dhe lideret e partive politike te perfaqesuara ne Kuvendin Komunal per rastin ne fjale.  Kerkesa jone ka qene e bazuar ne parime demokratike, Kornizen Kushtetuese dhe Ligjin per Qasje ne Dokumente Zyrtare, Nr.2003/12; i aprovuar ne Kuvendin e Kosoves ne Tetor 2003, gjate se ciles kohe Z.Krasniqi ishte anetar i Parlamentit te Kosoves. Gjithashtu kerkesa mbeshtetej edhe ne Deklaraten e Dedikimit per te bashkepunuar te nenshkruar ne Korrik, 2005 nga Kryetari i KK te Ferizajt Z.Faik Grainca dhe perfaqesuesit e Shoqerise Civile te Ferizajt.

INPO formon nje qark rrethor per te protestuar kunder situates kaotike te trafikut ne Ferizaj
Katermbedhjete aktiviste te INPO-s formuan nje rreth te gjalle ne udhekryqin kryesor ne Ferizaj per te kerkuar aksione per permiresimin e sigurise ne trafikun e Ferizajt. Mungesa e shenjave te trafikut ne Ferizaj eshte nje kercenim serioz per jeterat e qytetareve. Po shkaktohen shume probleme ne rrjedhen e transportit dhe si rezultat i trafikut te dendur kane ndodhur shume aksidente te cilat kane perfunduar me shume deme materiale e ç’eshte me e keqja edhe me humbje te jetes se qytetarit.Protesta eshte perkrahur nga Sherbimi Policor i Kosoves, Ekspertet e Trafikut dhe komuniteti.   Sipas eksperteve te komunikacionit ndertimi i qarkut rrethor ne kete udhekryq do te zgjidhte problemin aktual.
Komuna tanime e ka planin dhe llogaritjet e shpenzimeve per ndertimin e qarkut rrethor, por deri me tani nuk kane bere asgje. Protesta e organizuar nga INPO terhoqi vemendjen e udheheqesit te Komunes. Perfaqesuesit e INPO-s u takuan me Kryetarin e Komunes, z. Faik Grainca per te biseduar rreth situates ne trafik: Kryetari premtoi perfshirjen e projekteve per rritjen e sigurise ne trafik ne buxhetin e vitit te ardhshem fiskal te vitit 2006. Kryetari shprehu vullnetin e tij per ta bere kete

INPO proteston kunder papastertise
Mbeturina çdo kund, mungese kontejneresh, arome e keqe; keto jane gjera qe i perjeton çdo dite ne Ferizaj. Pas nje muaji hulumtimesh per te identifikuar shkaktarin e problemit .INPO konkludoi se mungesa e komunikimit ne mes Kompanise’’Pastertia’’ Kuvendi Komunal dhe Agjencia Kosovare e Mirebesimit, Ferizaj eshte prej qyteteve me te ndyra te Kosoves. (Citim i Mjekut) “Situata aktuale paraqet nje rrezik potencial per perhapjen e semundjeve’’Duke marre parasysh nje situate te tille ,20 aktiviste te INPO,pas nje konference per shtyp,marshuan prej zyres se INPO-s drejt nderteses se kompanise  ‘’Pastertia’’dhe rruges aktivistet pastruan rruget dhe u shperndane qytetareve kopje te rregullores se KK per Mbrojtjen e Ambientit.Gjithashtu INPO ndaloi per te pushuar ne ndertesen e Kompanise ‘’Pastertia’’ dhe ngjiti nje pamflet ne hyrjen kryesore, qe thoshte: qyteti i paster-kulture, nuk i vihet çmim pastertise,, eshte pergjegjesi e juaj. Gjate rrjedhes se aktivitetit shume qytetare u bashkengjiten spontanisht per te ndihmuar ne pastrimin e qytetit e sidomos hapesires ku vete ata jetojne,rreth shtepive te tyre

Ne mbrojtje te burimeve unike natyra
Bifurkacioni eshte nje fenomen unik natyror ,qe ndodh kur lumi ne menyre natyrale ndahet ne dy dege,e qe gjendet ne periferi te Ferizajt. Njera nga  deget ka qene e mbyllur per me shume se dhjete vite derisa nje grup ambientalistesh implementoi nje projekt per te rihapur kete dege dhe tani uji rrjedh normalisht. Megjithate punen e madhe qe beri ky grup per te pastruar hapesiren rreth Bifurkacionit dhe e rihapi degen e mbyllur; Bifurkacioni ende eshte ne kushte shume te veshtira. Prandaj aktivistet e INPO-s organizuan nje aktivitet njeditor per te pastruar kete  lokacion, pergjate ketij aktiviteti e gjithe hapesira rreth bifurkacionit u pastrua. INPO ne nje te ardhme te afert do te ndertoje nje park ne kete hapesire dhe do te avokoje per nje vemendje te duhur te institucioneve qeverisese per kete fenomen unik.

Keqperdorimet ne spitalin publik ne Ferizaj
Qytetaret ankohen qe ka korrupsion ne spitalin publik te qytetit. Ata thone qe mjeket kerkojne mito dhe para ‘’ekstra’’ per perkujdesje mjekesore. Nese ju duhet nje operacion por nuk i keni afersisht 200€ ,juve ju duhet te prisni ne shtrat derisa gjendja juaj te jete emergjente dhe te ju rrezikohet jeta seriozisht. Programi i Hulumtimit i INPO-s ’’ASK’’ ndermori nje studim per keto informacione. Aktivistet e INPO-s moren intervista nga doktore,zyrtare te spitalit,paciente dhe qytetare. Nga rezultatet e studimit ,korrupsioni ne spitalin publik eshte ne nivel alarmues. INPO do te publikoje rezultatet dhe do te ndermarre aksione te metutjeshme per te luftuar korrupsionin.

Protesta romantik
Me shume se 51% e qytetareve te Ferizajt jetojne me me pak se 1$ per dite, rreth 30% e tyre nuk marrin nje arsimim me te larte se shkolla e mesme apo ajo fillore. Rinia me shume se kurre eshte indiferente rreth proceseve politike. Si rrjedhoje ata nuk marrin arsimim universitar. Ne Ferizaj, rregullat dhe shenjat themelore te trafikut nuk jane ne vend. Korrupsioni ne Institucionet e Sherbimeve Publike eshte shume i larte. INPO, protesta kunder kesaj situate duke u shperndare zyrtareve te qeverise lokale nga nje leter te bardhe dhe nje lule te kuqe. Ky ishte nje akt shume i thjeshte, por qe tregon shume. Perfaqeson paqen qe qytetaret u ofrojne qeveritareve dhe ne kembim nuk marrin asgje pos nje situate edhe me te keqe. Te qenit llogaridhenes ndaj qytetareve, per ata nuk do te thote asgje.   Lulja e kuqe simbolizon, perden e hekurt dhe injorancen qe qeveria shume here e tregon drejt nevojave dhe brengave te qytetareve. Ne letren qe u dhame, ne e pershkruam situaten dhe problemet aktuale dhe vetem rrugen se si te mund ti zgjidhin keto probleme. Ky aktivitet, ka qene gjeresisht i mbuluar nga mediat. Eshte cilesuar si protesta me demokratike e organizuar ndonjehere ne Ferizaj.

Ndihmohen familjet skamnore
INPO ne bashkepunim me Drejtorine Komunale te Arsimit dhe Qendren per Pune Sociale organizuan nje aktivitet me nxenesit e shkollave te mesme dhe fillore. Nxenesit u thirren te pergatisin nga nje pako, qe do t’u shperndahej familjeve ne nevoje per Vitin e Ri. Nxenesit iu pergjigjen shume mire kesaj kerkese. Ata mblodhen mbi 400 dhurata. Per pese dite INPO se bashku me Qendren per Pune Sociale,i shperndane pakot ne me shume se 10 fshatra dhe brenda qytetit.

Trajnimi per Keshillat e Nxenesve te Shkollave te Mesme
Keshillat e Nxenesve te Shkollave te Mesme jane aset shume i rendesishem per aktivimin rinor; veçanerisht ne luftimin e indiferences se rinise. Trajnimet dhe puna me keto grupe eshte nje objektive kryesore e programit BYL.   Ne dhjetor, INPO organizoi nje trajnim me perfaqesuesit e KNSHM. Trajnimi ka qene i fokusuar ne dy çeshtje kryesore: qeverisja e keshillave te nxenesve dhe marredheniet me institucionet publike. Trajnimi ka qene shume i rendesishem. Produkti i tij ka qene shkrimi i nje draft-propozimi, per keshillat e nxenesve. qellimi i tij ka qene permiresimi i kualitetit dhe institucionalizimi i punes se tyre. Objektiva e ketyre trajnimeve eshte krijimi i nje rrjete te forte te keshillave te nxenesve, dhe angazhimi ne aktivitete te perbashketa,per te influencuar drejtpersedrejti qe ata te jene me aktive ne fushat e tyre te pergjegjesive

Trajnimi per funksionimin e qeverise lokale
Ne bashkepunim me Ekipet Nderlidhese te Monitorimit te KFOR-it te Brigades Shumekombeshe te Lindjes,INPO organizoi nje trajnim njeditor per aktivistet e Shoqerise Civile ne strukturat dhe funksionimin e qeverise ne Kosove. Ky trajnim eshte shume i rendesishem sepse i mesojne te rinjte si te bashkeveprojne me qeverine. Shume here kur ata perballen me çeshtje ku eshte e perfshire qeveria, u mungon informacioni sa i perket struktures dhe ku te drejtohen per problemin perkates. Pas trajnimit ata moren pjese ne nje parlament te improvizuar. Ata i aplikuan gjerat qe i kane mesuar si: procedurat e zgjedhjes se Presidentit, Kryeministrit dhe procedurat legjislative- se si parlamenti  i ben ligjet. Gjithashtu indiferenca e te rinjve rreth proceseve politike eshte per shkak te mungeses se informacioneve dhe diturise rreth funksionimit te qeverise. Prandaj, organizmi i trajnimeve per ta ne kete çeshtje me te vertete do te ndikoje ne pjesemarrjen e tyre ne proceset e vendimmarrje

Nxitja e bashkepunimit nderkombetar
Ne Gusht 2005, INPO mirepriti ne vizite e cila atehere ishte nje biznesmene e suksesshme nga SHBA-te Znj.Leta M.Caruth, ndersa qe tani eshte nje anetare e familjeve tona, mike jona, anetare nderi e INPO-s dhe donatore jona. Leta erdhi ne Kosove per te vizituar ushtaret Amerikan te KFOR-it dhe per te vezhguar nga afer aktivitet e INPO-s.  Leta ishte ajo qe i dhuroi INPO-s tre kompjutere dhe dy printere. INPO,ne bashkepunim me Leta-n jane duke e koordinuar bashkepunimin nderkombetar te qytetit te Ferizajt. Jane dy fusha ne te cilat ne jemi duke punuar aktualisht:projekti i binjakezimit dhe i bashkepunimitekonomik.Sa i perket projektit te pare, nje aplikacion i eshte derguar asociacionit nderkombetar per Binjakezim dhe jemi duke pritur per pergjigje tani. Ne Prill, pritet qe nje delegacion i Komunes se Ferizajt te vizitoje SHBA-te, i cili delegacion do te marre pjese ne takime me zyrtar te ndryshem qeveritar per te diskutuar per bashkepunimin ekonomik dhe per shkembime.

INPO takohet me Kryetarin e KK-se
Tetor 2005
Perfaqesuesit e INPO-s Ramadan ILAZI dhe Albulena SADIKU takuan Kryetarin e KK-se Z.Faik Grainca. Takimi ishte organizuar nga INPO,per te diskutuar per çeshtje si:situata  e njerezve te moshuar(abuzimi dhe mungesa e vemendjes per nevojat e tyre),njerezit e semure mentalisht dhe nevoja per krijimin e nje institucioni qe do t’i adresonte nevojat e tyre,qenet e rrugeve,sheshi i qytetit dhe projekti i binjakezimit.  INPO gjithashtu e informoi kryetarin per aktivitetet e saj te fundit.

Publikimet

ProD